Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
SOCIALE

Gjermania planifikon të kufizojë lejet e punës për shqiptarët dhe rajonin

P
Piranjat 3 November 2026, 18:02 · 3 min lexim
Gjermania planifikon të kufizojë lejet e punës për

Qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e përgjysmimit të kuotës vjetore për miratimin e lejeve të punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, nga 50 mijë në 25 mijë, duke filluar nga 1 janari 2027. Propozimi ka hasur kundërshtimin e sektorit të ndërtimit, i cili paralajmëron se kufizimi do të rëndojë mungesën e fuqisë punëtore, ku një pjesë të rëndësishme zënë edhe punëtorët shqiptarë.

Sipas gazetës gjermane “Allgemeine Bauzeitung”, projekt-rregullorja e Ministrisë Federale të Punës parashikon që Agjencia Federale e Punësimit të japë vetëm 25 mijë miratime fillestare në vit, në vend të kuotës aktuale prej 50 mijë. Propozimi pritet të shqyrtohet nga qeveria federale më 4 nëntor.

Kundër kësaj nisme ka dalë Shoqata Qendrore Gjermane e Ndërtimit (ZDB), e cila vlerëson se përgjysmimi i kuotës mund t’i kushtojë sektorit rreth 9 mijë punëtorë. Sipas organizatës, rreth 35 për qind e vizave të lëshuara përmes Rregullores së Ballkanit Perëndimor përfundojnë te kompanitë e ndërtimit.

Kreu i ZDB-së, Felix Pakleppa, i ka bërë thirrje qeverisë të mos e miratojë shkurtimin, duke argumentuar se sektori varet ndjeshëm nga punonjësit e huaj. Sipas tij, çdo i shtati punonjës në ndërtim ka pasaportë të huaj dhe kufizimi i ardhjes së punëtorëve do të vështirësonte realizimin e projekteve për ndërtimin e banesave, rinovimin e urave dhe zgjerimin e rrjeteve energjetike.

Rregullorja e njohur si “Westbalkanregelung” u mundëson qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të punësohen në Gjermani me procedura të lehtësuara, nëse kanë një ofertë konkrete pune. Skema përfshin edhe persona që nuk kanë një kualifikim profesional të njohur në Gjermani.

Sipas të dhënave të cituara nga organizata e ndërtimit, 98 për qind e personave që kanë hyrë në tregun gjerman të punës përmes kësaj rregulloreje janë të punësuar.

Për këtë arsye, ZDB kërkon që qeveria të heqë dorë nga përgjysmimi i kuotës dhe të përqendrohet në përmirësimin e procedurave, përmes përshpejtimit dhe digjitalizimit të tyre. Organizata shpreh shqetësimin se mekanizmat e rinj të paralajmëruar për lehtësimin e migrimit të fuqisë punëtore ende nuk janë vënë në funksion.

Nëse propozimi miratohet, ai pritet të prekë drejtpërdrejt edhe qytetarët shqiptarë dhe kosovarë, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për punësim në Gjermani.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.