Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa... Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para... Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave ... “Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime
AKTUALITET

Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergys Agasi

Gjatë hetimit të kryer që prej muajit korrik 2026, Prokuroria e Posaçme SPAK ka provuar se 9 fletët me diagrama të gjetura dhe të sekuestruara nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror

P
Piranjat10 November 2026, 08:51 · 2 min lexim
Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja

Gjatë hetimit të kryer që prej muajit korrik 2026, Prokuroria e Posaçme SPAK ka provuar se 9 fletët me diagrama të gjetura dhe të sekuestruara nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK ka kryer verifikime në SHISH për kopjen e realizuar, ku është mësuar se ato 9 fletë janë pjesë e një raporti diagramash informuese për krimin e organizuar, të cilat janë përpiluar nga oficerët e Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Diagramat tregojnë informacione kërkimore operative që mund të kryhen vetëm nga agjentët e SHISH për subjekte të veçanta të Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Nëntë fletët e gjetura në makinën e Ergys Agasit tregojnë qartë një analizë informacioni, gjurmimi telefonik në terren dhe mbledhje informacioni brenda dhe jashtë shtetit për elementë të caktuar të krimit të organizuar në Shqipëri.

Një punë të tillë operative kërkimore dhe analizim të informacionit në diagram, sipas SPAK, mund ta bëjnë vetëm agjentët e shërbimit dhe asnjë institucion tjetër që përfaqëson rendin dhe sigurinë.

Por, nga ana tjetër, SPAK gjatë kësaj kohe hetimore ende nuk ka mundur të faktojë se në çfarë rrethanash kanë përfunduar këto diagrama të SHISH në makinën e Ergys Agasit.

SPAK ka ngritur dyshime se këto diagrama të klasifikuara sekret janë nxjerrë nga SHISH përmes Vlora Hysenit, e cila më pas ia ka dorëzuar të dashurit të saj, Ergys Agasit. 

Por kjo ka mbetur vetëm në kuadër të dyshimeve dhe deri në këtë fazë nuk është provuar konkretisht se cili është personi që ka çuar tek Agasi këto informacione sekrete. /Nga Elton Qyno – Syri.net

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.