Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para

Sekretari i Sindikatës së Punonjësve të Transportit Gezim Karanxha ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai e ka vënë theksin tek vendimi i taksistëve për të protestuar duke shtura se shoqëritë e mëdha që kanë shumë licenca po pastrojnë paratë me shërbimin taksi, pasi shërbejnë më çmime të ulura.
Flavio Qarri: Pse vendosët të dilnit në rrugë për të protestuar?
Gëzim Karanxha: Ne e vendosëm që të dalim në protestë, jo vetëm për arsye të dialogut por edhe të korrektësisë së funksionimit të institucioneve. Në dolëm në një protestë para ca vitesh, dolëm me një kërkesë shumë të madhe dhe protestuan për mos zbatim të këtyre kërkesave. E pame se sipas kritereve që duhen, kriteri më i domosdoshëm në një sistem të tillë është dialogu. Por u ofruam shumë institucioneve si Ministria e Transportit dhe bashkia e Tiranës dega e transportit për të pasqyruar disa kërkesa që kanë të bëjnë me shërbimin taksi. Siç është numri i madh i licencave, cilësia e karburanteve, taksat shumë të larta, vendqëndrimet. Kështu që janë shumë arsye që u detyruam tani që të fillojmë protestat. Siç po shikohet, që shërbimi taksi është drejt falimentimit total
Flavio Qarri: Po si ka mundësi që ju thoni që po falimentojmë, ndërkohë që shikojmë firma të mëdha me nga 300 taksi...
Gëzim Karanxha: Atëherë këto firma. Unë them nuk jemi kundër shoqërive. Por edhe shoqëritë kanë disa kritere ne shërbim. Konkretisht nëse nëpërmjet një shoqërie jepen 100 licensa, duhet të garantosh, edhe me ligj edhe nëpërmjet kodit të punës, duhet te caktosh afërsisht 250 vende pune. Pse. Sepse në kodin e punës e konsiderojnë që duhet punuar 8 orë. Kurse këtu shërbimi taksi punojnë nga 12 orë. Gjë që është në kundërshtim me ligjin, edhe çnjerëzore. Sepse të punosh 12 orë në këtë trafik tepër të ngarkuar është shumë e rëndë. Ndërsa tjetra. Në të shumtën e rasteve këto shoqëri bëjnë pastrim leku. Si e si të justifikojnë ato vjedhje që kanë bërë diku në një vend tjetër. Në taksi metër janë përcaktuar tarifat e shërbimit por shoqëritë bëjnë zbritje deri gjysmën e tarifës. Do të thotë se ti ke abuzuar me këtë tarifë, sepse taksat e shtetit do ti paguash me tarifën që ke shërbyer. Kurse shuma e dhënë nga qytetari është gjysma. Është e mirë për qytetarin, por ama është diçka që rëndon mbi shërbimin taksi. Po na nxjerr nga tregu. Dhe pastaj vjen një kohë që këto shoqëri mbasi të pastrojnë ato të ardhurat e pajustifikuara, atëherë shesin licencat, mbyllin makinat dhe ku po shkojmë. Shumica e këtyre që janë në shërbim edhe nga shoqëritë, janë edhe drejtorë që mund të them edhe nga bashkia e Tiranës dhe marrin 100 licenca për të shërbyer edhe taksi...
Lexo edhe
AKTUALITET
Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun

Djali i tezes së Pirro Vengut emërohet drejtor në Portin e Durrësit

EMRI/ Lëvizte i armatosur dhe iu gjet kokainë, arrestohet 42-vjeçari

Aksident në Gramsh, përplasen dy automjete, dy persona përfundojnë në spital

Mjegulla e dendur përfshin aksin rrugor Tiranë-Peshkopi, vështirësi në qarkullim





