Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa... Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para... Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave ...
POLITIKE

Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave të tyre

Ne emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, ishte i ftuar deputeti demokrat Besart Xhaferri. Ai duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha gjatë...

P
Piranjat10 November 2026, 11:13 · 3 min lexim
Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur

.

Besart Xhaferri:  Shiko, Edi Rama do të mbahet mend si një mbret ‘Mida’ i dytë që nuk i kthen në flori gjërat që prek por i kthen në beton. Dhe këtë besoj e ka bërë që prej viti 2000, kur ka ardhur le të themi si kryetar bashkie i Tiranës. Dhe ky ka qene vizioni e tij dhe ky besoj se është edhe krenaria e tij e jetës. Do të replikoj një shembull që bëri Noriega në Panama për të ndërtura sa më shumë kulla që peisazhi i qytetit të ketë në përjetësi vulën de stampën e tij që le të themi që janë godinat që ai vetë i projekton me një zhgarravinë të lapsit në letër dhe pastaj ato mundohen të kthehen në projekte konkrete nga stararkitektët  të cilët tashme edhe tek libri ‘Albanian Files’ shihen qartë. Dhe patjetër që ai di të bëjë këtë dhe gjënë më të rëndësishme që e ka nisur prej ditës së parë që ka marrë një post në ekzekutiv, të bëjë edhe pastrimin e parave.

Pra martesa që ka bërë Edi Rama me krimin e organizuar për të pastruar paratë e tyre, nuk është as prej 2013, nuk është as prej sot por është prej vitit 2000. Dhe gjë atëherë ai ka apur një gangrenë të madhe ne ekonominë shqiptare dhe tek familjet e ndershme shqiptare që planifikonin me ato kushte siç ishte Shqipëria, me ato pallate parafabrikate me ato pallate të mundshme që mund të ndërtoheshin përsëri me një rregull normal urban, që duhet të respektoheshin hapësirat publike, lulishtet, duhet të respektoheshin parkingjet, kërkesa e tregut pra jo vetëm një vërshim produkti në treg por duhej të respektohej kërkesa dhe oferta që tregu duhej te kishte. Ai i shkatërroi këto balanca, shkatërroi mbi të gjitha një familje normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri. Dhe sot një nga arsyet kryesore të gjithë shpopullimit që ka Shqipëria është pastrimi i parave, rritje e çmimit të strehimit dhe patjetër shkatërrimi total i një sistemi urbanistik që ka Shqipëria.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.