Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa... Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para... Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave ...
AKTUALITET

Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e të pandehurit Merxhan Çeliku për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”

P
Piranjat10 November 2026, 11:22 · 3 min lexim
Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e të pandehurit Merxhan Çeliku për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me “Arrest në shtëpi”, i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal i cili zhvati 50 mln euro përmes mashtrimit nga call center.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi është marrë më 9 nëntor 2026 nga gjyqtari Erjon Çela, i cili ka vendosur pranimin e kërkesës së Çelikut dhe ndryshimin e masës së sigurisë që i ishte caktuar në nëntor të vitit 2022.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Çeliku nuk duhet të largohet nga banesa e tij, ndërsa është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet aty për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.

Si funksiononte skema e mashtrimit?

Skema kriminale u zbulua në nëntor të vitit 2022, gjatë një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga Eurojust, Europol dhe autoritetet spanjolle, në bashkëpunim me SPAK-un.

Sipas hetimeve, grupi kriminal, i lidhur me të ashtuquajturin “Milton Group”, kishte ngritur një rrjet prej 15 kompanish call center në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ukrainë dhe Gjeorgji. Përmes tyre, qytetarëve të vendeve të ndryshme europiane u ofroheshin mundësi investimi në platforma online, kryesisht në tregun e kriptovalutave.

Punonjësit e call center-ave kontaktonin viktimat përmes telefonatave dhe u prezantoheshin si ndërmjetës financiarë, duke i bindur të investonin fillimisht shuma të vogla parash, me premtimin se do të siguronin fitime të konsiderueshme. Pasi qytetarët besonin te ofertat dhe transferonin shuma gjithnjë e më të mëdha, paratë përvetësoheshin nga grupi kriminal.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga kjo skemë dyshohet se i kalon 50 milionë eurot, ndërsa mijëra qytetarë europianë kanë rënë pre e mashtrimit.

Merxhan Çeliku u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas të dhënave të hetimit, ai kishte komunikuar drejtpërdrejt me viktimat përmes platformave mashtruese, ndërsa dëmi që i atribuohet aktivitetit të tij është vlerësuar në 6.1 milionë euro.

Në shkurt të vitit 2024, SPAK dërgoi për gjykim pesë persona, mes tyre Merxhan Çelikun, Adrian Korrikun, Irisa Pucën, Endri Bulkun dhe Erlind Cekajn, për veprat penale të mashtrimit kompjuterik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.