Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
AKTUALITET

Goditet grupi kriminal në Athinë/ 5 të arrestuar për tentativë vrasje, shqiptari Klod Cara jepte urdhra nga qelia

P
Piranjat 3 November 2026, 19:09 · 3 min lexim
Goditet grupi kriminal në Athinë/ 5 të arrestuar për

Policia greke ka zhvilluar një operacion që prej orëve të para të sotëm për goditjen e një grupi kriminal, anëtarët e të cilit dyshohet se janë përfshirë në gjobvënie, vjedhje, shpërthime me granata dhe tentativë vrasjeje.

Sipas mediave greke, hetimet e zhvilluara nga FBI-ja greke kanë ngritur dyshime se organizata drejtohej nga shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur edhe si Klod Cara, pavarësisht se ai ndodhet pas hekurave në burgun e Trikallas. Në kuadër të operacionit janë arrestuar pesë persona që jetonin në Athinë. Ndërkohë, si bashkëpunëtorë të dyshuar të Lekocajt përmenden edhe tre të burgosur të tjerë, njëri në burgun e Malandrinos dhe dy shtetas egjiptianë në burgjet e Avlonës dhe Malandrinos.

Hetuesit dyshojnë se grupi qëndron pas dy sulmeve me granata në fillim të shtatorit, kur u goditën dy biznese në qendër të Athinës, duke shkaktuar dëme materiale. Një tjetër sulm dyshohet se është kryer në fillim të tetorit, kur një granatë u hodh jashtë një dyqani ku ndodheshin tetë klientë. Granata nuk shpërtheu ndërsa nga ngjarja nuk u raportuan persona të lënduar.

Kush është Klod Cara?

Klodian Lekocaj, alias Klod Cara, është një shqiptar me origjinë nga Berati, emri i të cilit është përmendur prej vitesh në hetimet e autoriteteve greke për krime të rënda. Ai është cilësuar nga mediat greke si drejtuesi i dyshuar i të ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”, një rrjet kriminal që organizonte veprimtari të paligjshme edhe nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Emri i Lekocajt është lidhur në hetime të mëparshme me vrasje, kërcënime, gjobvënie dhe trafik droge, ndërsa është përmendur edhe në çështjen e vrasjes së avokatit grek Mihalis Zafiropoulos. Në operacionin e fundit, autoritetet greke dyshojnë se ai vijonte të kishte rol drejtues në organizatë nga burgu i Trikallas, duke bashkëpunuar me persona të tjerë të burgosur dhe anëtarë të grupit që vepronin jashtë institucioneve penitenciare.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej të dyshuarve dhe për të dokumentuar të gjitha episodet kriminale që mund të lidhen me këtë organizatë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.