Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
AKTUALITET

“S’i shoh fare vështirësitë, jam i fortë”/ 18-vjeçari me aftësi ndryshe përlot me rrëfimin e tij: Kam kryer 24 operacione

P
Piranjat 3 November 2026, 19:01 · 5 min lexim
“S’i shoh fare vështirësitë, jam i fortë”/

Pavarësisht 24 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe sfidave të vazhdueshme shëndetësore, Leo Hasanllari, djali me aftësi ndryshe, vazhdon shkollën dhe synon të ndërtojë të ardhmen në fushën e teknologjisë. Së bashku me nënën Anxhela dhe motrën Lea, ai rrëfeu përditshmërinë, sakrificat e familjes dhe ëndrrat e tij.

Leo Hasanllari, 18 vjeç, vazhdon të përballet me sfidat e një sëmundjeje të rrallë të kockave, e njohur si osteogenesis imperfecta, ose “sëmundja e kockave të qelqta”. Pas 24 operacioneve, ai ende nuk mund të ecë, por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë shkollimin dhe të planifikojë të ardhmen.

“Gjendja ime shëndetësore është shumë mirë. Tani vazhdoj shkollën, kurset. Jam te shkolla teknike ekonomike. Se kam qejf këto kompjuterat, ekonomi, biznes. E prandaj jam futur aty. Zgjohem, nisem për në shkollë. Gjendja ime shëndetësore është shumë mirë. Tani vazhdoj shkollën, kurset”, u shpreh Leo, i cili ndjek vitin e dytë në shkollën teknike ekonomike.

I pyetur se si i përballon vështirësitë e përditshme, përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë: “S’i shoh fare, se jam i fortë.”

Historia e Leos ka nisur që në muajt e parë të jetës, kur iu nënshtrua operacionit të parë në moshën dy muajshe. Që atëherë, ai ka kaluar 24 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa trajtimet dhe kujdesi mjekësor vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë së tij.

Nëna e tij, Anxhela, tregoi se kujdesi për të birin kërkon përkushtim të vazhdueshëm, pasi ai ka nevojë për terapi, ilaçe dhe ndjekje të specializuar.

“Një ditë me Leon fillon me shumë vështirësi, por ka edhe atë dashurinë dhe motivimin që ky fëmijë ka për të shkuar në shkollë, për t’u bashkuar me shoqërinë dhe për t’u ndier i barabartë. Për mua kjo ka rëndësi, që Leoni të ndihet i barabartë dhe të kthehet në shtëpi i lumtur dhe i buzëqeshur. Ne mundohemi që Leos të mos i mungojë gjë. Çfarëdo që shkenca dhe çfarëdo që marrim vesh në lidhje me këtë lloj sëmundjeje, mundohemi t’ia realizojmë. Shpresa vdes e fundit”, rrëfeu ajo.

Një mbështetje të veçantë Leo ka edhe nga motra e tij 9-vjeçare, Lea. Madje, emrin e saj e ka zgjedhur vetë ai, duke dashur që të dy të kishin emra të ngjashëm.

“Doja që emri i saj të ishte i afërt me timin, që të ishim të ngjashëm deri në fund”, tregoi 18-vjeçari.

Marrëdhënia mes tyre është e mbushur me kujdes dhe dashuri. Lea tregon se Leo e shoqëron në kursin e anglishtes dhe e pret derisa të përfundojë, ndërsa një nga dhuratat më të bukura që ka marrë prej tij është një biçikletë.

Kur u pyet se çfarë dëshiron më shumë për të vëllanë, përgjigjja e saj ishte: “Që të shërohet vëllai.” Ndërsa Leo e përshkroi motrën me fjalët: “Dhurata ime më e bukur është Lea”.

Pavarësisht sfidave, 18-vjeçari ka nisur të mendojë edhe për të ardhmen profesionale. Ai shprehu dëshirën për të punuar në fushën e teknologjisë, mundësisht nga shtëpia ose në një zyrë të tijën.

“Dua të kem zyrën time, gjërat e mia dhe t’i arrij ato që dua. Më pëlqejnë shumë teknologjia, telefonat dhe kompjuterat”, tha ai.

Në përfundim të intervistës, Leo përcolli një mesazh për të gjithë ata që përballen me vështirësi, duke treguar se nuk duhet të dorëzohen përballë sfidave të jetës.

“Mos u dorëzoni, në çfarëdo mënyre që jeni, sepse ka një Zot të lartë dhe mund t’i arrini të gjitha në jetë.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.