I akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në Francë! Shqiptari kërkon lirimin nga burgu, gjykata merr vendimin

Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në qytetin e La Rochelle në Francë, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim nga paraburgimi, duke pranuar argumentet e prokurorisë për rrezikun që paraqet dhe mundësinë e arratisjes. Shqiptari u arrestua dhe u vendos në paraburgim më 16 tetor, në burgun e Rochefort. Tre ditë më vonë, më 19 tetor, ai u paraqit para Gjykatës së La Rochelle, ku trupi gjykues shqyrtoi kërkesën për lirim. Për çështjen në themel gjykata do të shprehet më 2 dhjetor.
Sipas mediave franceze, 30-vjeçari ndodhet në Francë në mënyrë të paligjshme dhe është identifikuar me dokumente të falsifikuara, duke përdorur një identitet italian. Ai e ka pranuar këtë fakt gjatë marrjes në pyetje. Ndaj tij rezulton gjithashtu një urdhërarrest ndërkombëtar, i lëshuar përmes Interpolit më 13 dhjetor 2016, me kërkesë ekstradimi drejt Shqipërisë, pasi dyshohet për tentativë vrasjeje në vendin e tij. Shqiptari i ka mohuar këto akuza, duke pretenduar se bëhet fjalë për një gabim. Sa i përket akuzës për shfrytëzim prostitucioni, dyshohet se aktiviteti ka ndodhur në La Rochelle nga 1 janari 2023 deri më 7 tetor 2026. I pandehuri mohon përfshirjen, duke deklaruar se nuk kishte dijeni që gruaja me të cilën bashkëjetonte prej vitit 2022 ushtronte prostitucion.
Madje, gjatë seancës ai u përpoq ta paraqiste veten si viktimë, duke pretenduar se gruaja kishte vepruar në të njëjtën mënyrë edhe me dy bashkëshortët e saj të mëparshëm. Ndërkohë, hetuesit po analizojnë telefonin e tij celular dhe po përpiqen të identifikojnë një tjetër grua, e cila dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion në të njëjtin qytet.
Prokuroria kërkoi që shqiptari të qëndronte në burg, duke argumentuar se ai nuk ka qëndrim të rregullt në Francë, mund të largohet pa lënë gjurmë dhe konsiderohet person me rrezikshmëri, ndërsa kërkohet edhe nga autoritetet për një çështje të rëndë në Shqipëri.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi vijimin e paraburgimit. I pakënaqur me vendimin, shqiptari deklaroi pas seancës se edhe në burg ishte kërcënuar, duke pretenduar se kishte edhe pamje filmike që e provonin këtë.
Lexo edhe
AKTUALITET
“S’i shoh fare vështirësitë, jam i fortë”/ 18-vjeçari me aftësi ndryshe përlot me rrëfimin e tij: Kam kryer 24 operacione

FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg!

KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata?

E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj

Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës

Dimri i izolon sërish, banorët e Orgjocit: Rruga drejt Kukësit është e pakalueshme

Vlora mbulohet nga mjegulla/ Reshje shiu në vend, vështirësohet qarkullimi rrugor në akset malore

Aksident rrugor në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një person dërgohet me urgjencë në spital





