Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda Zekajt
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t’u përgjigjen kërkesave të këtij komisioni.
Pas mbledhjes së kryesisë, ku në të njëjtën kohë po mbahej edhe takimi i parë i këtij komisioni, Haxhiu bëri të ditur se do të jetë në dispozicion të plotë për të mbështetur punën e tij.
Shqetësuese për të mbetet, siç tha ajo, pse ende Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka suspenduar asnjë zyrtarë.
Haxhiu përmendi, përveç KGJK-së, edhe mosveprimet e kryetarit të komunës së Pejës dhe drejtorisë përkatëse për mirëqenie. Ajo tha se kryetari Gazmend Muhaxheri nuk ka dërguar raport me ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve përgjegjës.
Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, nga kunati i saj. 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Lexo edhe
KOSOVA
Tragjedia me dy viktima në Gjilan, arrestohet i dyshuari, reagon Gërvalla: Hetim i plotë

Vrasja e Arlinda Zekajt tronditi Kosovën, qytetarët protestojnë edhe sot në Prishtinë: Duam drejtësi!

Gjilan/ Gjenden të vdekur në banesë 27-vjeçari dhe një foshnjë

‘Ndihem e rrezikuar’/ Del letra tjetër e Arlinda Zekajt para vrasjes

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit/ Analiza: Sa e sigurt është Kosova?

Sot do të mbahet protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Lista Studentore nuk paralajmëron ndryshim të politikës ndaj Kosovës

Protestë në Prishtinë, tymi i kuq mbulon policinë





