
Ngjarja e rëndë me dy viktima në fshatin Demiraj të Gjilanit ka sjellë reagimin e ministres së Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla, e cila ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave dhe hetim pa vonesa. Për rastin është arrestuar një person, i dyshuar për vrasje.
Përmes një reagimi në Facebook, Gërvalla ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, duke theksuar se familja duhet të jetë vendi më i sigurt për çdo njeri dhe se çdo ngjarje që cenon këtë siguri kërkon reagim të menjëhershëm institucional.
“Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Gjilanin dhe të gjithë ne, me humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”, shkruan ministrja.
Ajo ka kërkuar që autoritetet të hetojnë plotësisht dhe pa vonesa rrethanat e ngjarjes, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të merren masat që parashikon ligji.
“Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, përfundon reagimi i Gërvallës.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
1 November18:07
Vrasja e Arlinda Zekajt tronditi Kosovën, qytetarët protestojnë edhe sot në Prishtinë: Duam drejtësi!
Qytetarët janë mbledhur sërish në qendër të Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e...
KOSOVA
1 November15:39
Gjilan/ Gjenden të vdekur në banesë 27-vjeçari dhe një foshnjë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Demiraj të Gjilanit, në Kosovë.
Një 27-vjeça...
KOSOVA
1 November14:23
‘Ndihem e rrezikuar’/ Del letra tjetër e Arlinda Zekajt para vrasjes
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt, e cila u vra një javë më parë në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i...
KOSOVA
1 November13:54
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit/ Analiza: Sa e sigurt është Kosova?
Sabotimet, sulmet kibernetike dhe operacionet e fshehta janë bërë pjesë e përballjes së saj me Perëndimin, duke vën&eum...
KOSOVA
1 November11:35
Sot do të mbahet protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Në Prishtinë do të mbahet sot protesta e pestë radhazi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Tubimi...
KOSOVA
31 October23:47
Lista Studentore nuk paralajmëron ndryshim të politikës ndaj Kosovës
Studentët arritën të ndryshojnë pushtetin në Serbi pas 14 vjetësh. Por, a do të ndryshojë edhe politika e Beogradit ndaj...
KOSOVA
31 October19:12
Protestë në Prishtinë, tymi i kuq mbulon policinë
Ka vazhduar sot në Prishtinë protesta e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pe...
KOSOVA
30 October23:11
"S’ka në traditën shqiptare që nëna e ka marrë djalin"! Zbulohen kërcënimet që ish-bashkëshorti i bënte Arlinda Zekajt në telefon
Para se të vritej nga kunati i saj, Arlinda Zekaj ishte përballur me kërcënime dhe presion nga ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj, lidhur me...
KOSOVA
30 October22:16
Gazetarja Gashi: Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e pa vrasjen e saj LIVE në kamera
Duke komentuar vrasjen makabre të Arlinda Zekajt në Pejë, gazetarja e “Piranjave”, Edona Gashi, ka publikuar detaje të reja. Sip...
KOSOVA
30 October19:46
“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”, arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokuroreve
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të pezullojë nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumt...