Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka folur sërish sot mbrëmjen e sotme për përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës me kryeministrin Edi Rama. Ndreca tha se po vlerësojnë edhe mundësinë e një kallëzimi ndaj ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
‘Jemi duke e vlerësuar. Nuk kemi dalë ende në konkluzion’, tha Ndreca gjatë një interviste në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Canit.
Sipas avokatit të Veliajt, Gogu ka shkelur ligjin me vajtjen në burg për të takuar një të pandehur dhe të qëndrojë një orë e gjysmë me të në zyrën e drejtorit të burgut.
I pyetur nëse ka mundësi që biseda Veliaj-Gogu të jetë e regjistruar, Ndreca tha: ‘Nuk e kam idenë. Do të ishte shumë mirë të ishte e regjistruar. E vetmja mundësi që të jetë e regjistruar biseda, është që ta ketë regjistruar administrata e burgut apo zoti Gogu.
Unë nuk e kam ende atë provë, ai mbase’, deklaroi Ndreca duke përjashtuar regjistrimin nga Erion Veliaj.
Në vijim të intervistës, avokati i Veliajt tha se nuk ndien frikë nga kërcënimet apo presionet që i ka bërë Edi Rama.
‘Nuk kam asnjë frikë sepse jam shumë i qartë për çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Nuk ndiej frike. Bisedat janë pjesë e një komunikimi që nuk është normal për Kryeministrin e një vendi’, tha Ndreca.
Më tej ai tregoi se prej dy muajsh Erion Veliaj lëviz me patericë në burg pasi dëmtoi këmbën duke luajtur futboll teksa ishte ende në paraburgimin e Durrësit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bulqizë/ 53-vjeçari sulmohet për vdekje nga ariu

Çfarë ka ndodhur mes Veliajt dhe Ramës? Flet sërish Artan Hoxha

Demokratët fitojnë në SHBA? Kandidati shqiptar: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata

I riu shqiptar masakroi nënën e tij, kryebashkiaku: Jemi të tronditur, ishte familje e integruar





