Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit
AKTUALITET

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi marrë mostrat për analizat laboratorike

P
Piranjat 7 November 2026, 12:44 · 1 min lexim
Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë/

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit, ndërsa gjatë ditës së sotme është regjistruar edhe një rast tjetër.

Menjëherë pas evidentimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, specialistët e së cilës kanë mbërritur në spital dhe kanë kryer marrjen e mostrave për analizat përkatëse laboratorike.

Aktualisht, po vijon hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik për identifikimin e shkakut të këtyre rasteve. Spitali Rajonal Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.