Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet...
SOCIALE

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë, Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane kërkon hetim penal

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës për rastet e dyshuara të helmimit

P
Piranjat13 November 2026, 18:34 · 2 min lexim
Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë, Qendra e

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës për rastet e dyshuara të helmimit të fëmijëve në kopshtin nr. 10 dhe të banorëve të qytetit. Organizata kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve, sekuestrimin e mostrave të ujit dhe ushqimit, si dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Kallëzimi është depozituar më 11 nëntor 2026 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Sipas CELS, që prej 6 nëntorit, dhjetëra fëmijë dhe të rritur kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre dhe temperaturë. Organizata bën të ditur se analizat e raportuara për depozitën e ujit të kopshtit kanë treguar mungesë klori dhe tregues të ndotjes fekale. Megjithatë, shkaku i rasteve të dyshuara të helmimit nuk është sqaruar ende zyrtarisht.

CELS thekson se deklaratat e institucioneve deri tani kanë qenë të pjesshme dhe kontradiktore. Përmes kallëzimit penal, organizata i kërkon Prokurorisë regjistrimin e menjëhershëm të procedimit penal, sekuestrimin urgjent të mostrave të ujit dhe ushqimit, si dhe të dokumentacionit që lidhet me klorinimin dhe mirëmbajtjen e depozitave.

Gjithashtu, kërkohen ekspertime të pavarura mikrobiologjike, kimike, teknike dhe mjeko-ligjore, si dhe identifikimi dhe vënia para përgjegjësisë e çdo personi që mund të rezultojë përgjegjës.

“Kallëzimin e bëmë në interes publik, sepse fëmijët nuk mund t’i mbrojnë vetë të drejtat e tyre. Nuk akuzojmë asnjë person me emër. Kërkojmë një hetim të shpejtë, të pavarur dhe me prova, që të gjitha familjet të marrin përgjigje”, thuhet në reagimin e CELS.

Organizata ka njoftuar gjithashtu se do të ofrojë këshillim dhe ndihmë juridike falas për familjet e prekura, duke u bërë thirrje të ruajnë dokumentacionin mjekësor dhe faturat e shpenzimeve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.