“Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë klasat në Durrës!

Pas denoncimit të mbërritur në redaksinë e Piranjat News për shkollën “Bajram Curri” në zonën e Plazhit në Durrës, një tjetër mesazh i dërguar nga një prind zbulon se çfarë u është komunikuar familjeve në grupet e prindërve.
Në mesazhin e shpërndarë në grup, prindërit ftohen të mobilizohen së bashku me nxënësit për të sistemuar ambientet e klasave. Kërkohet ndihma e personave që kanë njohuri në punimet e lyerjes, ndërsa materialet dhe mjetet e nevojshme propozohet të blihen përmes mbledhjes së një shume financiare nga prindërit.
Por angazhimi nuk përfundon këtu. Në të njëjtin komunikim thuhet se disa prindër, së bashku me fëmijët, do të merren edhe me pastrimin e ambienteve të shkollës.
Pra, ndërsa rikonstruksioni i shkollës publike vijon të mbetet i papërfunduar, prindërve u kërkohet të kontribuojnë me para, punë fizike dhe kohë për t’i bërë klasat gati për nxënësit.
Denoncimi ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë e institucioneve për përfundimin e punimeve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për mësimdhënie. A është normale që prindërit dhe fëmijët të marrin përsipër punët që duhet të garantojë institucioni përgjegjës për një shkollë publike?
Piranjat News sjell këtë komunikim si pjesë të denoncimit të prindërve dhe pret një reagim nga drejtoria e shkollës dhe institucionet përgjegjëse.

Lexo edhe
SOCIALE
Paralajmërohen reshje shiu intensive, ja qytetet më të rrezikuar

Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit

Korça po plaket dhe boshatiset/ Vdekjet tejkalojnë lindjet, emigracioni largon të rinjtë

U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, Tela: Oltion Bistri nuk ndodhet në Shqipëri, s’dihet nëse do kthehet

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare





