Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Korça po plaket dhe boshatiset/ Vdekjet tejkalojnë lindjet, emigracioni largon të rinjtë Ekzekutohet pranë Parlamentit Europian i riu shqiptar Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i gafave” të mëdha ‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur “Ngrihu, Lazarus”, policia në Peru përdor një taktikë të pazakontë për të shkatërruar bazën e trafikantëve ... Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë Skenari i ekspertëve të Pentagonit: Putini vdes në janar 2027, Rusia nis luftë me NATO-n në vitin 2030 U propozua nga Rama/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH, Esmeralda Hasani Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë “Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingo... KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Pogradec, 292 milionë lekë detyrime të pambledhura “Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në...
SOCIALE

Korça po plaket dhe boshatiset/ Vdekjet tejkalojnë lindjet, emigracioni largon të rinjtë

Qarku i Korçës po përballet me një krizë gjithnjë e më të thellë demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe largimi

P
Piranjat12 November 2026, 10:32 · 2 min lexim
Korça po plaket dhe boshatiset/ Vdekjet tejkalojnë lindjet,

Qarku i Korçës po përballet me një krizë gjithnjë e më të thellë demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe largimi i të rinjve po përshpejtojnë plakjen dhe boshatisjen e popullsisë.

Shifrat për nëntë muajt e parë të vitit 2026 tregojnë një bilanc shqetësues: janë regjistruar 1 456 vdekje, ndërsa numri i lindjeve ka qenë vetëm 700.

Diferenca mes tyre është 756 persona më pak, ndërsa vetëm gjatë tremujorit të tretë vdekjet kanë qenë 220 më shumë se lindjet.

Për sociologen Maria Dojçe, pas këtyre shifrave nuk qëndron vetëm rënia e lindshmërisë, por edhe largimi i vazhdueshëm i të rinjve.

Sipas saj, mungesa e industrisë, vendeve të punës dhe pagave të kënaqshme po e bën gjithnjë e më të vështirë krijimin e kushteve për një jetë të qëndrueshme në Korçë.

Emigracioni mbetet një nga faktorët kryesorë që po ndikon në përkeqësimin e situatës.

Një pjesë e të rinjve që largohen krijojnë familje dhe integrohen në vendet pritëse, duke u shkëputur gradualisht nga vendlindja.

Ky fenomen rrezikon të thellojë më tej boshatisjen e qytetit dhe të sjellë mungesë të fuqisë punëtore në vitet e ardhshme.

Përballë kësaj situate, sociologia thekson nevojën për politika konkrete sociale dhe ekonomike, të cilat të krijojnë mundësi punësimi, siguri dhe perspektivë për të rinjtë.

Vetëm përmes kushteve më të mira të jetesës dhe punësimit, sipas saj, mund të frenohet largimi dhe të nxiten të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.