Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad
Arabia Saudite po përballet me një valë sulmesh me dronë dhe raketa nga rebelët Houthi të Jemenit, duke vënë në pikëpyetje imazhin e saj si një vend i sigurt për të jetuar dhe investuar. Sipas të dhënave të organizatës ACLED, nga 1 korriku deri më 25 nëntor janë regjistruar 274 sulme në territorin saudit, kundrejt […]

Arabia Saudite po përballet me një valë sulmesh me dronë dhe raketa nga rebelët Houthi të Jemenit, duke vënë në pikëpyetje imazhin e saj si një vend i sigurt për të jetuar dhe investuar.
Sipas të dhënave të organizatës ACLED, nga 1 korriku deri më 25 nëntor janë regjistruar 274 sulme në territorin saudit, kundrejt vetëm një sulmi në pesë muajt pararendës. Goditja më e rëndë ndodhi më 10 tetor në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, ku humbën jetën 13 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.
Në shënjestër kanë qenë edhe dy ndërtesa të rëndësishme në zonën financiare të kryeqytetit, kulla e Fondit të Investimeve Publike dhe godina e kompanisë shtetërore të naftës Aramco. Sulmet kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën strategjike, ndërsa fluturimet drejt Riadit janë ndërprerë dhe devijuar drejt aeroporteve të tjera.
Houthi-t, të mbështetur nga Irani, kanë zgjeruar ndjeshëm aftësinë për të goditur thellë në territorin saudit, pas përshkallëzimit të konfliktit në Jemen dhe dështimit të armëpushimit jozyrtar.
Pavarësisht sulmeve, autoritetet dhe qytetarët përpiqen të ruajnë normalitetin, ndërsa tregjet dhe bizneset vijojnë aktivitetin.
Megjithatë, alarmet për sulme të reja dhe shpërthimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore tregojnë se kërcënimi mbetet i pranishëm.
Lexo edhe
BOTA
Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s

Mosmarrëveshjet për buxhetin të pakapërcyeshme/ Përplasje në Bruksel, Evropa në prag të një krize të re!

Deri në 100 miliardë euro për Ukrainën, Meloni kundërshton kushtet e buxhetit evropian

Biznesmeni kap gruan me dy burra në shtëpi, pak më vonë gjendet i vdekur me duar të lidhura
Britania kontakton ish-ushtarakët mes rritjes së kërcënimeve të sigurisë, Streeting: Duhet të jemi gati të përballemi me rreziqet





