Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë! Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet Zbulohet kush është "kandidati tjetër" i sondazhit të Zaloshnjës që del i pari në zgjedhjet për Bashkinë e ... I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”
SOCIALE

Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë!

P
Piranjat26 November 2026, 23:05 · 3 min lexim
Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News për gjendjen e rrugëve në zonat rurale të Bashkisë Këlcyrë, ku banorët pretendojnë se investimet e parashikuara për asfaltimin e tyre nuk janë realizuar kurrë, pavarësisht se në dokumentacion ato figurojnë si të përfunduara.

Bëhet fjalë për aksin rrugor që lidh Sukën me fshatrat Zhepovë, Shelq dhe Rodenj. Sipas denoncuesit, disa vite më parë është vendosur edhe tabela informuese për projektin, ku shënoheshin vlera e investimit dhe afati i përfundimit të punimeve. Megjithatë, edhe sot, rrugët vijojnë të jenë të paasfaltuara, ndërsa në shumë segmente lëvizja bëhet mes baltës dhe vështirësive të shumta.

Denoncuesi pretendon se për këto rrugë janë parashikuar deri në dy projekte investimi për asfaltim, por punimet nuk janë kryer. Ai ngre dyshime se fondet publike mund të jenë abuzuar dhe kërkon transparencë për mënyrën se si janë përdorur paratë e destinuara për këto investime.

Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por

Në pamjet dhe fotografitë e dërguara në redaksinë e Piranjat News, duket gjendja e amortizuar e rrugëve, të cilat, sipas banorëve, janë lënë prej vitesh në harresë. Denoncuesi tregon se e njeh nga afër këtë problem, pasi ka ndjekur shkollën në Sukë dhe kujton se gjatë dimrit, për të kaluar në këto akse, banorët detyroheshin të vendosnin zinxhirë në automjete, madje edhe të shtynin furgonin për të vijuar rrugën.

Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por

Ai shton se, ndonëse në zonë ka punonjës të angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve, ata nuk janë parë të ndërhyjnë në terren për zgjidhjen e këtij problemi.

Përmes këtij denoncimi, banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të bëjnë transparencë mbi fondet e akorduara, projektet e miratuara dhe punimet e raportuara për këto rrugë.

Ku shkuan paratë e parashikuara për asfaltimin e rrugëve të Sukës, Zhepovës, Shelqit dhe Rodenjit? A janë kryer investimet vetëm në letra, ndërsa banorët vijojnë të përballen me baltën? /PiranjatNews/

Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.