Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet

Banorët e Farkës së Madhe po përballen me mungesën e transportit publik, një problem që po vështirëson ndjeshëm përditshmërinë e tyre dhe lëvizjen drejt Tiranës.
Sipas denoncimit të mbërritur pranë redaksisë së Piranjat news, në zonë nuk ka asnjë linjë autobusi publik. I vetmi transport që funksionon është një operator privat, i cili ofron shërbim me orare të çrregullta, ndërsa gjatë ditës, sipas banorëve, nuk ka fare transport.
Kjo situatë krijon vështirësi të mëdha për studentët, nxënësit, punonjësit dhe të gjithë ata që kanë nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës, duke i lënë banorët të përballen çdo ditë me mungesën e një shërbimi bazë.
Banorët bëjnë me dije se kanë paraqitur edhe një kërkesë pranë Bashkisë Tiranë për zgjidhjen e këtij problemi, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje./piranjat news

Lexo edhe
AKTUALITET
Lala jep detaje për kallëzuesin në SPAK të Spiropalit dhe familjarëve të saj

‘Hetimi pasuror, dobësia e SPAK’, Beçi: Një sistem i kalbur dhe i korruptuar s’të ndihmon, ndrysho metodikë

I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve

Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali/ I vuri flakën një banese në ndërtim dhe furgonit të bashkëatdhetarit

Nga “Miss Miqësia” te politika, kush është vajza që prezantoi partinë e re?





