
Gjatë kohës që Olta Gixhari ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, një temë që u diskutua jashtë ishte në lidhje me raportin me motrën e saj Gertën.
Në rrjet u përfol se marrëdhënia mes dy motrave ishte e krisur pasi ato nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në “Instagram” madje as nuk kishin kontakte.
Por të gjitha këto spekulime u hodhën poshtë pas videos që Olta publikoi pas daljes nga BBVIP ku shfaqej duke takuar me mall gazetaren.
E ftuar në “Natën me Aulonën”, Gerta ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me Oltën, duke zbuluar se në fakt ato nuk ndiqen në “Instagram” prej vtiesh.
Moderatorja theksoi se nëse do ta bënin sërish “follow” njëra-tjetrën, pikërisht tani, do të dukej sikur ishin zënë apo kishin pasur konflikt mes tyre.
“Ka vite që ne nuk jemi ‘follow’. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi ‘follow’ do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falënderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë. Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë”, u shpreh Gerta, duke treguar kështu se çdo gjë mes tyre është shumë mirë duke hedhur poshtë çdo spekulim për to.
Më tej, gazetarja ka folur edhe për një rast, kur është pushuar nga puna në “Top Channel”.
“Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam nga ajo feministja e thekur. Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur. Për shembull nga ‘Top Channel’ unë ika sepse ajo që ishte mbi mua, kryeredaktorja u ndje xheloze dhe ma tha shumë hapur. Më tha arsyeja pse dua të ikësh Gerta nuk ka të bëjë më punën, por thjesht nuk më ecën muhabeti me ty. Unë nuk isha ajo vajza që bëja lajka, të shkoja në mëngjes t’i çoja ndonjë frutë, kafe. Ky rast ka vite, por këto janë situata që ekzistojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto njerëz që të pengojnë të ecësh përpara. Në fakt bëri shumë mirë që më hoqi se menjëherë pas kësaj unë shkova në RTSH dhe realizova ëndrrën time që ishte të kisha një program timin personal”, tregoi Gerta.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
20 Maj08:00
Përpiquni të mbani larg stresin! Ditë ideale për ndjenja, mos u mbingarkoni, horoskopi i së shtunës
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillKjo fundjavë është shumë e mirë për dashurinë dhe duhet ta shfrytëzoni ...
SOCIALE
19 Maj22:52
Jori bën 'deklaratën' e papritur: Jam në një lidhje me Noizyn! Do martohemi, dasmën do e bëjmë në Vlorë
Modelja e njohur dhe ish konkurrentja e ‘Big Brother Vip’ Jori Delli ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Më lërë...
SOCIALE
19 Maj22:24
Olsi Bylyku e konfirmoi që është ndarë nga Egli? Kënga e tij e re i thotë të gjitha (VIDEO)
Prej kohësh është përfolur shumë për një ndarje të Olsi Bylyku nga e dashura e tij dhe Egli Tako e mesa duket me k&eum...
SOCIALE
19 Maj17:13
Mozzik në telashe, reperi përfundon në polici, dyshohet se kërcënoi me armë zjarri një person
Reperi i njohur, Mozzik, duket se po përballet me disa telashe së fundmi, teksa mediat raportojnë se ai ka përfunduar në Polici dy di...
SOCIALE
19 Maj16:00
Ermiona sqaron raportin me Luizin: E kam zemër, ma do kokrra e qejfit të jem “ushtarja” e tij
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Ermiona Lekbello, ish-konkurrentja e BBV.
Përmes një...
SOCIALE
19 Maj15:17
I nxori fotot me ish të fejuarën, Luizi i jep përgjigjen epike Meridianit
Meridian Ramçaj hodhi poshtë deklaratën e Luizit duke thënë se jo vetëm që njihen, por ata edhe kanë jetuar për...
SOCIALE
19 Maj12:04
TËRMET i fortë në Paqësor, lëshohet paralajmërimi për cunami
SHBA-Një tërmet me magnitudë 7.7 gradë të shkallës Rihter u regjistrua në juglindje të ishullit Loyalty në Kaledo...
SOCIALE
19 Maj12:02
Shenjat e çrregullimeve hormonale të cilat nuk duhen injoruar
Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Kjo ësht&...
SOCIALE
19 Maj11:30
John Cena, pjesë e filmit “Barbie”
John Cena mund të shpjegojë se si përfundoi në kastin e Barbie. Ndërsa ishte në emisionin Today në fillim të kësa...
SOCIALE
19 Maj11:29
Njihuni me update të fundit të Apple, ju bën të flisni me vete
Më 18 Maj, Apple ka njoftuar një koleksion të veçorive të reja të iPhone, iPad dhe Mac, duke përfshirë mundësin...