Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
SHOWBIZ

“I ra derës për 17 minuta...”/ Neda Balluku përlot rrjetin me rrëfim për një nënë që kërkon të shohë fëmijën

P
Piranjat 7 November 2026, 14:15 · 4 min lexim
“I ra derës për 17 minuta...”/ Neda Balluku përlot

Neda Balluku ka ndarë një tjetër shkrim prekës në Instagram, këtë herë duke rrëfyer historinë e një nëne që përpiqet të takojë fëmijën e saj, pasi mëson se ai është sëmurë. Postimi vjen pas disa deklaratave publike lidhur me vështirësitë për të takuar dy djemtë, në vijim të ndarjes nga Ogren Balluku. 

Neda zgjedh të shkruajë në vetën e tretë, pa përmendur emra dhe pa e identifikuar drejtpërdrejt historinë si një përvojë personale.

“Një nënë sot, i ra një dere për shtatëmbëdhjetë minuta për të parë të voglin e saj”, nis shkrimin ajo, duke përshkruar përpjekjet e përsëritura të nënës për të parë të birin.

Sipas rrëfimit, pasi merr vesh se fëmija është sëmurë, nëna shkon herët në mëngjes dhe troket në derë, por i thuhet se i vogli po fle. Ajo kthehet përsëri në mesditë dhe më pas në mbrëmje, kur mëson se fëmija nuk ndodhet aty. Përpjekja e fundit zgjat shtatëmbëdhjetë minuta. Nëna vazhdon të trokasë dhe të thërrasë emrin e të birit, me shpresën se ai do ta dëgjojë.

“Dhe i ra derës për shtatëmbëdhjetë minuta pa ndalur. Por të voglin s'e pa dot”, shkruan Balluku.

Shkrimi i plotë:

"Një nënë sot, i ra një dere për shtatëmbëdhjetë minuta për të parë të voglin e saj. Shtatëmbëdhjetë minuta janë më shumë se trembëdhjetë mijë rrahje zemre, por se sa trokitje dere nuk i numëronte dot. Nuk mundte sepse në çdo trokitje thërriste emrin e të voglit të saj.

Një harabel anonim i kishte treguar se i vogli i saj ishte sëmurë. Atëherë ajo kur lindi dielli shkoi t’i trokiste derës, por i thanë se i vogli po flinte.  Kur në drekë dielli luftonte të ftohtin, shkoi sërish për të lënë rrahje të tjera zemre poshtë një citofoni. Por të voglin nuk e pa dot.   Atëherë nëna kur po afronte mbrëmja, shkoi edhe një herë për ta kërkuar. Por i vogli nuk ishte aty. Dhe në fund mendoi se tashmë nata kishte mbërritur. Yjet janë në qiej edhe pse ajo s’i shihte.

Dhe i ra derës për shtatëmbëdhjetë minuta pa ndalur.  

Por të voglin s’e pa dot.  

E kishin futur në kafaz. Trembëdhjetë mijë rrahje zemre thërrisnin emrin e të voglit me shpresën se zëri i saj do të mundte muret dhe do t’i shkonin të voglit tek veshi i zemrës.Përtej derës i vogli e kishte çuar zemrën në gjumë.  Ndërsa të rriturit përtej derës, zemrën e kanë vrarë. Nëse zemër kanë patur ndonjëherë.Përtej derës një i vogël tjetër i rezistonte nënës.   Duke e refuzuar në sy si burrë.   Por duke i hapur derën si fëmijë."

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.