Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
AKTUALITET

'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në protestë kundër studentëve

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim të protestuesve. Përshkallëzimi i situatës...

P
Piranjat 7 November 2026, 16:22 · 2 min lexim
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim të protestuesve.

Përshkallëzimi i situatës erdhi pasi një grup të rinjsh sulmuan me gurë efektivët e policisë, ndërsa forcat e rendit u kundërpërgjigjën fillimisht me spërkatës me piper dhe më pas me autobotin me ujë.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët nuk kanë kursyer as reporterët e mediave vendase dhe të huaja, të cilët po raportojnë nga protesta. Ajo që bie në sy sot është prania e lartë e fotoreporterëve dhe gazetarëve të mediave ndërkombëtare, të cilët po ndjekin nga afër zhvillimet para Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, gjatë raportimit ka ngritur një shqetësim për infiltrimin e punonjësve të AMP-së, jo për të mbikëqyrur sjelljet e policisë, por për t'iu bashkuar kësaj të fundit në dhunimin e studentëve. Ndërkohë, thekson ai, vetë prokurorët që do të duhej të ishin në terren nuk shihen gjëkundi.

“Mund të bëjmë një panoramë shumë të qartë për atë që ka ndodhur dhe sa i përket organeve të zbatimit të ligjit. Kjo protestë ka qenë një nga protestat më të mbikëqyrura, jo vetëm nga syri i qytetarëve, por edhe i dhjetëra e qindra kamerave shqiptare, mediave ndërkombëtare, por edhe kamerave të instaluara për sisteme sigurie. Dhe pothuajse çdo veprim është i dokumentueshëm, që tregon përdorimin në mënyrë joproporcionale të forcës nga policia. Duke filluar edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, që nuk dua ta besoj, edhe duke qenë se nuk kemi prova konkrete, por ka pasur shumë denoncime që thonë se është përfshirë edhe vetë në protestë për t'u bërë krah në dhunimin e studentëve”, tha Gjinaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.