SPORT

I shpëtoi tragjedisë hekurudhore në Spanjë, bashkëshortja e yllit të Kombëtares rrëfen tmerrin: Jam ende në shok!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 19:32
I shpëtoi tragjedisë hekurudhore në Spanjë,

Claudia Rodríguez, bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella, ka qenë vetëm pak minuta larg një prej tragjedive më të rënda hekurudhore të regjistruara në Spanjë.

Ajo po udhëtonte drejt Malagës me një tren që vinte pas njërit prej trenave të përfshirë në përplasjen tragjike, ku humbën jetën të paktën 74 persona. Fatmirësisht, treni me të cilin udhëtonte Rodríguez nuk u përfshi në aksident, por pas ngjarjes u detyrua të ndryshonte drejtim dhe të kthehej për në Madrid.

E tronditur nga ajo që kishte ndodhur, Claudia reagoi përmes rrjeteve sociale, duke treguar se ishte mirë fizikisht, por se ngjarja e kishte lënë në gjendje shoku.

“Po udhëtoja drejt Malagës me trenin pasues dhe jam në shok. Dua të shpreh gjithë mbështetjen time për familjarët dhe miqtë e viktimave”, shkroi ajo.

Në një tjetër reagim, bashkëshortja e futbollistit sqaroi se nuk kishte pasur asnjë kontakt mes trenit të saj dhe atij të përfshirë në aksident, pasi distanca mes tyre ishte e konsiderueshme.

“Jam mirë, miqtë e mi. Treni im nuk u prek aspak, sepse distanca nga treni i përfshirë në aksident ishte e madhe. Na u desh vetëm të ktheheshim dhe të drejtoheshim për në Madrid, pasi po udhëtonim në të njëjtën linjë”, bëri të ditur Rodríguez.

Ajo theksoi se vetëm mendimi se një fatkeqësi e tillë mund t'i kishte ndodhur edhe trenit të saj ishte mjaftueshëm tronditës, por shtoi se shqetësimi i saj nuk mund të krahasohej me tragjedinë që përjetuan pasagjerët dhe familjarët e viktimave.

Ndërkohë, bilanci i aksidentit hekurudhor është rënduar, me të paktën 74 viktima, sipas të dhënave të publikuara nga komisioni hetimor për aksidentet hekurudhore pranë Ministrisë spanjolle të Transportit.

Përplasja ndodhi të mërkurën në mëngjes, në komunën e Ordas, në rajonin e Kastiljes-La Mançës, në pjesën qendrore të Spanjës. Sipas raportimeve paraprake, një tren i kompanisë shtetërore Renfe u përplas me një tren të operatorit privat Iryo, pasi ky i fundit kishte ndaluar për shkak të një problemi elektronik në sistemin e sinjalizimit.

Në momentin e aksidentit, në të dy trenat udhëtonin rreth 550 persona. Tragjedia ka tronditur opinionin publik në Spanjë, ndërsa autoritetet kanë shpallur tri ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?