INVESTIGIME

Edi Rama bën “Mea Culpa” 

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 22:19
Edi Rama bën “Mea Culpa” 

Nga Anila Sulstarova

Unë, Edi Rama, kërkoj falje publike. Kërkoj falje publike që pata më shumë nevojë ta shihja vendin tonë si një kartolinë për të huajt, sesa të kuptoja si ndiheshin njerëzit që jetonin brenda asaj kartoline.

Kërkoj falje që, edhe pse shihja sinjale që bashkëpunëtorët e mi të afërt po pasuroheshin, i racionalizoja dhe i arsyetoja. Dhe acarohesha që kjo ju revoltonte: pakënaqësitë i dëgjova si sulm, dëshpërimin si ankesë dhe zemërimin si mungesë mirënjohjeje.
Kërkoj falje që pasurinë e disave e përdora si provë të mirëqenies së të gjithëve.

Mund të kemi hotele dhe biznese shumë të suksesshme. Por kemi edhe njerëz jashtëzakonisht të lodhur, që nuk do të arrijnë kurrë të kenë një shtëpi të tyren. Lodhja e tyre nuk zhduket ngaqë nuk del në fotografi. Kërkoj falje për një Tiranë ku ngritëm kulla dhe humbëm oborre. U kërkoj falje fëmijëve që mësuan të rriten vetëm, sepse kuptuan lodhjen e prindërve përpara se të kuptonin nevojat e tyre.

Shitësit e minimarketeve mbajnë fletore me emra, bukë, qumësht, vezë, shuma të vogla që nuk paguhen kurrë. Që kanë nevojë t’i kërkojnë paratë, por e dinë se pas secilit emër është një njeri që nuk mund të paguajë. Në ato fletore është shkruar një Shqipëri që unë nuk e futa në kartolinë. U kërkoj falje të rinjve që lejova modelin ku për të ecur përpara duhet të njohësh dikë, t’i detyrohesh dikujt, të shitesh nga pak, ose të lësh Shqipërinë.

U kërkoj falje mjekëve të onkologjisë, që i vura përballë sfidës kujt t’i japin ilaçin e kujt t’i thonë të presë.

Pacientëve, që përpos dhimbjes së tyre duhet të durojnë braktisjen e shtetit.U kërkoj falje grave shqiptare për performancat e mia politike duke u ulur në gjunjë kryeministreve të botës, por jo para tyre. Disave u dhashë pozicione drejtuese, por kërkova që autoriteti i tyre të mos sfidonte timin. Sepse një grua nuk është e fuqizuar vetëm kur i jep një post. Është e fuqizuar edhe kur mund të të thotë «jo», pa pasur frikë nga pasojat.

Kërkoj falje atyre që dolën të mbronin natyrën, jo sepse ishin kundër zhvillimit, por kundër shkatërrimit; dhe studentëve të tetorit që protestojnë jo për privilegje, por për të drejtën për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre.

U kërkoj falje policëve që i vura përballë njerëzve të cilët kanë po ato halle si ata.Kërkoj falje që nuk zhvillova jetën kulturore, por jetën e ahengjeve; që ngatërrova artin me spektaklin dhe kulturën me promovimin turistik.Dikur isha një artist rebel, por nga njeriu që nuk i nënshtrohej autoritetit, u bëra njeriu që kërkonte nënshtrim. Ndoshta ky është paradoksi më i madh i jetës sime: nuk më ndryshoi mungesa e lirisë.

Më ndryshoi pushteti që fitova.

Imagjinoni, edhe Vuçiçi më sheh si një aset për Shqipërinë.Dhe unë kam frikë të pyes veten: çfarë kam bërë për Kosovën, që në sytë e tij të jem kaq i dobishëm?

Unë, Edi Rama, pas kësaj mea culpa, jap dorëheqjen si kryeministër i Shqipërisë. Dhe kërkoj falje sidomos atyre që dikur besuan tek unë. Sepse nuk i zhgënjeva vetëm për atë që nuk bëra. I zhgënjeva edhe për atë që u bëra.

Mirëmbrëma. Unë jam Anila Sulstarova. Mea culpa.

Për një çast besova se njeriu që dikur guxonte të sfidonte autoritetin dhe pushtetin, do të kishte kurajon të sfidonte edhe pushtetin e vet./ piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 30 October21:57

Le të flasim për dhunën

Përshtatur nga faqja italiane “Urbino” për aktualitetin tonë Nga Dojna Mema Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a ësh...

INVESTIGIME 30 October21:13

Ju tregoj çfarë kam parë!

Nga Osman Stafa Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” &ldquo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?