INVESTIGIME

Paketa e re fiskale/ Qeveria ul disa taksa e zhvat qytetarët me 616 milionë euro më shumë!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 22:13
Paketa e re fiskale/ Qeveria ul disa taksa e zhvat qytetarët me 616

Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kanë parë akte simbolike të gjuajtjes me gurë dhe djegies së dyerve të disa institucioneve publike. Nëse do ta thonim me një fjali, protesta arriti që të detyrojë Kryeministrin të mbajë premtimet e bëra që në vitin 2013 dhe të kthejë qasjen për të taksuar të pasurit dhe për të rishpërndarë te të varfrit.

Kaq nuk është pak, edhe pse ne do të analizojmë se e gjitha është një retorikë boshe, që nuk sjell përfitime te konsumatori fundor, por, përkundrazi, shton barrën fiskale dhe është një zgjidhje propagandistike për të shfryrë zemërimin…

Duke na ngopur me lugë bosh!

Kryeministri njoftoi uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për produsele ushqimore të shportës së konsumit nga 20% që është sot në 6%. Nisur nga kjo, parashikohet që buka, mielli, qumështi, kosi, veza, orizi, makaronat, vaji ushqimor, sheqeri, mishi, frutat, perimet dhe ushqimi bazë për foshnja të kenë çmim 14% më të lirë sesa sot.

Por sa e mundur është që të realizohet kjo?

Buxhetit të shtetit vërtet do t’i mungojnë 12,8 miliardë lekë (ose 140 milionë euro), por këtë do ta vendosë tregtari, nëse do ta mbajë vetë si fitim dhe të mos e transferojë te çmimi, apo do ta shpërndajë te konsumatori duke ulur vlerën e shitjes.

Kryeministri tha se monitorimi, që të mos ndodhin abuzime, do të bëhet përmes “Pasqyrës së çmimeve”, por a mundet të përcaktojë çmimin në një ekonomi të lirë tregu qeveria? Edhe sikur ta bënte, a ka mundësi të vendosë inspektorë të tatimeve çdo ditë në çdo derë biznesi?

Patjetër që jo. Ndaj shumë vende perëndimore kanë zgjedhur që lehtësimin e këtyre kostove ta bëjnë përmes rimbursimit direkt të faturave te qytetari që blen mallin.

Për të kompensuar efektin që do të japë në buxhet kjo masë, që nuk dihet nëse do të transmetohet ose jo te qytetari, është vendosur që TVSH-ja për të gjithë mallrat e tjerë, duke nisur nga mobiljet, makinat, karburantet, energjia elektrike, shërbimet, pra çdo gjë tjetër, të rritet me 1%. Nga 20% të shkojë në 21%! Efekti në buxhet, sipas asaj që thotë vetë Ministria e Financave në relacionin e ndryshimeve ligjore, është 117 milionë euro!

Pra, edhe sikur skema për uljen e çmimit të produkteve të shportës të funksionojë, paratë na hyjnë në një xhep dhe na dalin nga xhepi tjetër. Por nuk mbaron me kaq, dëgjoni. Edhe pse në zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato të vitit të shkuar u premtua që për bizneset e vogla tatimfitimi dhe TVSH-ja do të jenë 0 deri në vitin 2029, këtë herë qeveria ndryshoi mendje. 

Bizneset me xhiro vjetore nga 5 milionë lekë të rinj (ose 50 mijë euro) në vit do të hyjnë në skemën e TVSH-së. Kostot për këtë segment, që janë kryesisht profesione të lira si avokat, noter, kontabilist, mjek, dentist, parukier, marangoz, këpucar etj., ose do të shtrenjtohen me 20%, ose ky grup do të marrë 20% më pak nëse nuk rrit çmimin!

Dhe këtu targetimi është kryesisht për atë pjesë të shoqërisë, shtresën e mesme që mbështetën protestat e Revolucionit të Flamingove. Një tjetër paketë për ta, meqenëse protestuan paqësisht, është ajo e taksimit të ekonomisë digjitale. Të gjithë ata që ofrojnë shërbime me reklama e marketing online dhe që fitojnë para nga rrjetet sociale do të taksohen. Sa do të jetë taksa është një surprizë më vete, sepse projektligji është ende duke u punuar nga Ministria e Financave.

Ndaj mirë do të ishte që për ca kohë, blogerët të rrinë në qetësi.

Një shqetësim i qytetarëve është dhe ka qenë çmimi i naftës, i cili së fundmi është rritur në stratosferë për shkak të konfliktit që ka nisur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Taksa e qarkullimit u vendos për herë të parë në vitin 2011, në vlerën 5 lekë për litër, me qëllim që të caktohej një raport më i drejtë në pagesën e taksës për të mbajtur një automjet, ku kombinohej taksa vjetore e mjeteve të përdorura dhe ajo e qarkullimit.

Për këtë socialistët ishin kundër. Por çfarë bënë kur erdhën në pushtet?

Për dy vite rresht taksa u rrit njëherë me 10 dhe njëherë me 12 lekë për litër, duke shkuar, bashkë me tatimin mbi vlerën e shtuar që i vendoset, në 32 lekë për litër.Pasi kanë paguar për 13 vjet mesatarisht 3 miliardë euro nga kjo taksë, qeveria vendosi që ta heqë dhe të ulë çmimin e karburantit.

Megjithë dëshirën që kjo të ndodhë, nuk është ashtu si duket.

Vetëm nga rritja e TVSH-së standarde, që përfshin dhe karburantet, buxheti i shtetit do të mbledhë të paktën 15 milionë euro më shumë se këtë vit, ndërsa mungesa prej 340 milionë eurosh që do të vinte nga taksa e qarkullimit tashmë do të zëvendësohet nga taksimi i drejtpërdrejtë i automjeteve kur paguan njëherë në vit taksën e regjistrimit. Taksa vjetore dyfishohet.

Nuk lehtësohet asgjë. Nëse e paguanim njëherë në javë ose muaj kur furnizoheshim me karburant, tashmë do ta kemi njëherë në vit… Mbase do të na dhembë më shumë, por jo aq shpesh sa sot! Nga taksimi i automjeteve parashikohet që të mblidhen 290 milionë euro, ku, bashkë me 15 milionët që do të vijnë nga TVSH-ja, do të na rezultojë se qeveria ul vetëm 35 milionë euro taksa te nafta.

Por edhe kjo faturë do të zëvendësohet.

Do t’ia marrin biznesit duke rritur taksën e dividendit, duke u bërë vendi me nivelin më të lartë të taksimit të korporatave në rajon.

Janë plot 34 milionë euro që do të hyjnë në buxhet përmes ndryshimit të normës tatimore të dividendit nga 8% në 15%. Një ndërhyrje e rrezikshme, e menjëhershme dhe e pakonsultuar me bizneset, madje e kundërshtuar fort prej tyre.

Në shkelje të plotë të ligjit për Konsultimin Publik, për të cilin duhet thënë se nuk është hera e parë që e injorojnë.

Ndryshime të tilla bëjnë që investitorët e huaj të shohin mundësinë e largimit nga Shqipëria. Dhomat e Tregtisë po e paralajmërojnë.

“Ndryshime me një ndikim kaq të gjerë, të cilat parashikohet të fillojnë të prodhojnë efekte nga 1 janari 2027, u lënë bizneseve një periudhë të kufizuar për të analizuar pasojat dhe për t’u përshtatur. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kompanitë amerikane dhe investitorët ndërkombëtarë, për të cilët stabiliteti dhe parashikueshmëria fiskale janë elemente thelbësore në vlerësimin e një tregu. Ndryshimet e papritura, pa një kalendar të qartë dhe periudha të arsyeshme kalimtare, mund të cenojnë besimin e investitorëve aktualë dhe potencialë".

Shumë mund të thonë se kjo taksë rivendos barazinë sociale që protesta dhe shumë qytetarë e kanë kërkuar, pasi taton korporatat e mëdha!

Por pyetja që shtrojmë ne është: përse duhet të paguajë edhe biznesi i ndershëm kostot e atij të pandershëm dhe gabimet e Edi Ramës në politikat fiskale?

Por edhe nëse do të pranohej se të gjitha bizneset kanë abuzuar, ka disa arsye se përse monologu i gjatë i Kryeministrit se qeveria ka reflektuar dhe e ka seriozisht me taksimin e të pasurve na shtyn të rendisim disa pyetje për të:

Z. Kryeministër, a është ende në fuqi Ligji për Zonat e Lira Ekonomike, ku bizneset që regjistrohen aty nuk paguajnë tatimfitim dhe përfitojnë normë të reduktuar të TVSH-së?

Z. Kryeministër, a është ende në fuqi Ligji për Zonat e Lira Teknologjike, ku bizneset që regjistrohen në Durana paguajnë 0 tatimfitim dhe 0 TVSH?

Z. Kryeministër, a vazhdojnë të përfitojnë benefite në heqjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe tatimit mbi fitimin hotelet me 5 yje? A përfitojnë tokë falas investitorët strategjikë? Përse TVSH-në për këtë kategori nga 6% që ishte e çuat në 10% dhe jo në 21%, siç po e bëni për të gjithë?

Faleminderit, nuk kemi pyetje të tjera. Por do të japim një konkluzion.

Kjo tabelë që po shihni tregon ndryshimet në taksa. 56 miliardë lekë ose 616 milionë euro do të paguhen më shumë nga taksat vitin e ardhshëm. Nga TVSH-ja do të mblidhet gati gjysma e kësaj shume, ku 100 milionë euro do të vijnë nga rritja e TVSH-së standarde. Nga akciza, tatimfitimi dhe tatimi i të ardhurave personale do të vijë shtesa tjetër. Pra, siç duket qartë në tabelën e Ministrisë së Financave, taksa që do të mbledhë këtë shtesë është TVSH-ja, të cilën e paguan si gjithmonë konsumatori.

E besoj se edhe Kryeministri bie dakord që shumica e konsumatorëve nuk janë të pasur, ndaj këtë shtesë, me rregull treshi, do të thoshte Sara, nuk do ta paguajnë të pasurit. Rritja e taksave do të shkojë për të shtuar shpenzimet e qeverisë në disa drejtime. Do t’i marrim sipas radhës, nga më të lartat. Fondet më të shumta shtohen për investimet publike, me plot 260 milionë euro.Agjencitë ku shpërndahen këto janë ato ku kanë ndodhur skandalet që ka zbuluar SPAK-u.Ministria e Infrastrukturës për rrugë, Ministria e Mbrojtjes për blerjen dhe prodhimin e armëve te kompania publike që është bashkëortake me Ron Yeffet Kayo, për Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe projektet inovative të AKSHI-t dhe Smart City.

Të dytët në radhë janë pensionistët, me 200 milionë euro për politikën e shtesës së pensionit që qeveria miraton në formën e bonusit.Kjo kategori për të cilën socialistët mbështesin votën dhe duan ta mbajnë pro tyre. Të tretët janë policët, të cilët u kuptua se duhen, sidomos kur lëkundet pushteti dhe qytetarët në rrugë kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit.

Për politikat e rritjes së pagave të tyre jepen 40 milionë euro.

E të fundit janë studentët. Investimet për strehimin në konvikte mbeten të pandryshuara, ndërsa pagesa e bursës së ekselencës shtohet nga 10 mijë lekë në muaj në 25 mijë lekë, por efekti shtesë në buxhet është vetëm 1,8 milionë euro! Sa 0,5% e taksave të rritura! Megjithatë, masa duhet, sepse i shërben propagandës, shfryrjes së mërzisë dhe, për momentin, Kryeministri fiton kohë, të paktën te ata që nuk i kuptojnë shifrat dhe nuk kanë lexuar tabelat por dëgjojnë fjalët./ Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

 

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 30 October21:57

Le të flasim për dhunën

Përshtatur nga faqja italiane “Urbino” për aktualitetin tonë Nga Dojna Mema Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a ësh...

INVESTIGIME 30 October21:13

Ju tregoj çfarë kam parë!

Nga Osman Stafa Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” &ldquo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?