INVESTIGIME

Skandali me Albtrace & Co/ Miliona euro për oligarkët e huaj dhe zhvatja e qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 22:35
Skandali me Albtrace & Co/ Miliona euro për oligarkët e huaj dhe

Pak javë më parë ju treguam skemën që ka nisur të aplikohet në masë nga ekzekutivi për të anashkaluar transparencën, llogaridhënien dhe për të shmangur përgjegjësinë penale nga paracaktimi i fituesit të një kontrate. Modeli i gjetur është krijimi i kompanive publike, të cilat kanë detyrimin të respektojnë rregullat e prokurimit publik, por nuk kalojnë pagesat përmes Thesarit të Shtetit, ku jo vetëm duhet të zbatojnë ligjin e menaxhimit të sistemit buxhetor, por edhe të aplikojnë në bazë ditore çdo qindarkë se ku e kanë çuar.

Por ky është vetëm fillimi, sepse kompanitë shtetërore të krijuara për një shërbim publik të caktuar themelojnë nënkompani, tek të cilat zotërojnë më pas më shumë se 50% të aksioneve, duke eliminuar kështu detyrimin për t'iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik dhe auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sot do të ndalemi tek rasti i firmës me kapital të përbashkët shtetëror dhe privat, Albtrace & Co, e cila prej vitit 2025 ka të drejtat ekskluzive në prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale për të gjitha mallrat e akcizës që tregtohen në vend.

Por si nisi historia e kësaj kompanie?

Në vitin 2011, qeveria Berisha vendosi të jepte me koncesion prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale për birrën, alkoolin, duhanin dhe barnat. Për këtë të fundit, angazhimi nuk u përmbush ndonjëherë. Kontrata me kohëzgjatje 10-vjeçare u kundërshtua nga opozita e atëhershme, Partia Socialiste, e cila premtoi se do të ishte një nga koncesionet që do të prishte nëse do të vinte në pushtet.

Socialistët erdhën në pushtet dy vite më pas, por kontrata vijoi, madje u zgjat me 24 muaj të tjerë.

Madje, u miratuan ndryshimet ligjore ku, në ligjin për akcizat, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale u lanë monopol shtetëror. Por vitet kaluan pa ndryshuar asgjë.

Këshilli i Ministrave autorizoi ndërmarrjen publike Shtypshkronja e Letrave me Vlerë për të prodhuar dhe shpërndarë pullat fiskale, por edhe për të marrë në dorëzim pajisjet e koncesionarit SICPA, sipas detyrimit që ky i fundit kishte në kontratë për t'i transferuar në fund të periudhës koncesionare në pronësi të shtetit.

 Por cili ishte qëllimi i vërtetë?! Fare e thjeshtë: duhej të vijonte të mbahej një koncesion i fshehtë me një kompani private dhe publikut t'i shitej sikur të ardhurat e faturimit të biznesit për pullat do t'i merrte shteti.

Më datë 12 mars 2025 krijohet kompania Albtrace & Co, ku 51% të aksioneve janë në pronësi të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë dhe 49% të tjera të kompanisë O & S Security Solution. Kjo e fundit rezulton të jetë themeluar në tetor të vitit 2023, rreth një vit para se të bëhej ky bashkëpunim, dhe si bazë ka Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tani le të shohim pak se kush është pas saj.

Firma zotërohet në 60% nga Oumolat Security Printing dhe 40% nga SICPA, degë e shoqërisë SICPA në Zvicër, e cila kishte në zotërim më parë koncesionin e pullave fiskale. Skema është e qartë: nuk u bë asnjë kontratë koncesionare, por shërbimi iu kalua privatit, të njëjtit që ishte. Madje, duke shkelur ligjin për Akcizat dhe atë për koncesionet dhe PPP-të.

Por çfarë ka për të thënë drejtori i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë për këtë rast?

Përballë mikrofonit të Piranjave, ai hesht duke mos thënë asnjë fjalë se si një kompani me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe merr paratë e qytetarëve shqiptarë. Nuk dha asnjë përgjigje nëse kishte dijeni që kompania Albtrace & Co i kontrakton pullat fiskale tek aksioneri O & S Security Solution pa hapur garë dhe përse e ka lejuar diçka të tillë.

Për më shumë, ndiqni investigimin e plotë të Piranjave./ Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

 

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 30 October22:19

Edi Rama bën “Mea Culpa” 

Nga Anila Sulstarova Unë, Edi Rama, kërkoj falje publike. Kërkoj falje publike që pata më shumë nevojë ta shihja vendin ...

INVESTIGIME 30 October21:57

Le të flasim për dhunën

Përshtatur nga faqja italiane “Urbino” për aktualitetin tonë Nga Dojna Mema Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a ësh...

INVESTIGIME 30 October21:13

Ju tregoj çfarë kam parë!

Nga Osman Stafa Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” &ldquo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?