INVESTIGIME

Bankers dhe ALB PETROL ‘lajnë duart’ me ndotjen që shkaktojnë në Patos-Marinzë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 21:59

Dy javë më parë Piranjat treguan historine e komunitetit të Patos Marinzës dhe situatën tragjike me të cilën ata përballen çdo ditë, për shkak të ndotjes që shkaktojnë kompanitë naftënxjerrëse.

‘Kam 8 vjet, vuaj nga fenolet (karboni) në gjak. Nipi vdiq nga leuçemia. Këtë vit që ka vdekur bashkëshortja ime, vdiqën edhe 10 nuse të reja këtu në fshat. Për 3 muaj kemi patur 13 vdekje.Nga mushkëritë jam blozë. Vëllai vdiq, ishte prekur nga fenolet, i prekën cipën e trurit. Në tetor bëri vitin nipi, 38 vjeç vdiq nga leuçemia. Kam 8 vjet, vuaj nga fenolet në gjak, me karbon në gjak. Për vitin 2022 ne kemi pasur, për 3 muaj 13 vdekje, nga mushkëritë, kancer… edhe vdekje të parakohshme’.

Këto janë disa nga deklaratat shokuese të banorëve të zonës.

Kudo në zonë shihen ujëra të ndotur, gropa të hapura me naftë, ku numërohen rreth 7 të tilla. Me rritjen e temperaturave mbetjet fillojnë të shkrijnë dhe çlirojnë gaz, i cili shkon drejtpërdrejt në organizmin e banorëve.

‘Në vitin 2020 vdiq një grua, se ra në gropë të tillë. Vdekja ishte e paralajmëruar sepse para 3 ditësh lajmëruam ALB Pretol me një letër për rrethimin e gropave. Pas 3 ditësh ndodhi fatkeqësia. Kanë rënë edhe shumë fëmijë në këto gropa, por janë shpëtuar fatmirësisht’- u shpreh Kryetari i Shoqatës Ambjentaliste Zharrëz , Qani Rredhi. 

Toka është e kontaminuar në të gjithë sipërfaqen e saj dhe si pasojë banorët s’kanë mundësi të kultivojnë prodhimet bujqësore. Edhe ato pak prodhime që i mbjellin për konsum vetjak thahen si pasojë e ndotjes. Kjo bashkëjetesë me ndotjen duket se ende nuk ka marrë vëmëndjen e duhur nga autoritetet vendore

‘Kemi bërë para dy vjetësh monitorime dhe laboratori ka nxjerrë që ka ndotje, por nuk dihet burimi. Sa herë kemi pasur ankesa u jemi drejtuar gjithmonë subjekteve për të marrë masa për ta zbutur ndotjen. Kanë rrethuar vendin, kanë bërë mbjellje të pemëve. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor kishte bërë një ankesë për përroin e Zharrzës, që kishte derdhje të naftës dhe i jemi drejtuar ALB Petrol që të mos shkaktojnë më derdhje të tilla, por ata vazhdojnë’- deklaroi Blerina Laci, përgjegjëse mjedisi në Bashkinë Patos

E njëjta situatë ndotjeje paraqitet edhe në Bashkinë Roskovec.

‘Roskoveci është shumë i ndotur. E ndjejmë ndotjen. Kemi ankesa për ajrin e ndotur, për erën e rëndë, për sëmundjet që shkaktohen. Vendosëm një tarifë ndaj subjekteve naftënxjerrëse dhe me këto tarifa donim të realizonim projekte për reduktimin e ndotjes, por për ironi të fatit prefektura na hodhi në gjyq, sepse e quajti të padrejtë. Kanalet kulluese dhe vaditëse sot kanë mbetje hidrokarbure, që janë të rrezikshme. Bankersi dhe Alb Petrol duhet të marrin masa për këtë’ - u shpreh kryetarja, Majlinda Bufi

Teksa Bashkitë të paktën marrin mundimin t’i bëjnë thirrje kompanive naftënxjerrëse për të reduktuar ndotjen, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e sheh fare ftohtë situatën dramatike të krijuar në këto zona.

Enkeleda Shkurta, Përgjegjëse e Sektorit të Informacionit GIS dhe regjistrave mjedisorë në AKM deklaroi se për Patos-Marinzën parametrat kanë dalë me nivele të larta të ndotjes në ujërat sipërfaqësore, me elementë të hidrokarbureve dhe zona e klasifikimit është shkallë e keqe. ‘Në tokat e Patos –Marinzës, toka ka dalë me nivele të larta ndotjeje. Krahasuar me normat e BE vlerat e nikelit janë në 10 herë më të larta, ndërsa plumbi është në 3 herë më i lartë.’

Bankers dhe ALB PETROL ‘lajnë duart’ me ndotjen që


Të gjitha deshmitë më sipër, kanë një emërues të përbashkët. Ose më saktë dy: Kompaninë shtetërore Alb Petrol dhe atë private Bankers Petroleum. Të dyja nën akuzë si nga autoritetet, ashtu edhe nga banorët.

‘Piranjat’ ngritën disa pyetje lidhur me situatën e ndotjes në këtë zonë, por përveçse administratori i ALB Petrol, Eltar Deda nuk dha asnjë përgjigje, u kujdes që vartësit e tij t’i nxirrnin jashtë grupin e xhirimit.

Ndërsa Kastriot Muskaj, nëndrejtori i Bankers i mohoi të gjitha akuzat e institucioneve duke kundërshtuar ndotjen që duket qartazi: ‘Kompania ka standarte perëndimore dhe nuk kemi asnjë lloj shkelje. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me komunitetin. Ne përgjegjësitë i mbajmë ligjore para shtetit. Raportet tona kanë dalë brenda normave për zonat industriale. Ne nuk shkaktojmë ndotje. Edhe po të shkaktojmë në moment, i eleminojmë. Edhe nëse ndodh një avari, i çojmë te gropat ekologjike.  Ne ju kemi bërë rrugë, u kemi bërë shkolla. Nëse ka pas ankesa ka pasur gjoba.’-është shprehur ai.

Qëndrimet e dy kompanive nuk japin aspak shpresë në zgjidhjen e kësaj situate tragjike për rreth 43 mijë banorë të këtyre zonave, që krahas varfërisë, janë të detyruar të bashkëjetojnë dhe me gazin helmues që çlirohet çdo ditë nga shfrytëzimi i naftës në teritorin e tyre. Dhe pas kësaj indiference në kufijtë e arrogancës, duket se të gjitha rrugët të çojnë në dyert e gjykatës, si i vetmi institucion që mund të vendosë drejtësi për komunitetin e Patos- Marinzës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë