INVESTIGIME

Deputeti që punon në “të zezë” dhe fsheh pasurinë nga ILDKPKI

e. d Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 21:22

Deputeti që punon në “të zezë” dhe fsheh

VLORË- Dëshironi të kaloni një mbrëmje të paharrueshme në Vlorë dhe nuk dini ku të akomodoheni? Zgjidhjen ju a japim ne. “Bee Hotel”, dhoma luksoze, komfort, deti fare pranë... relaks që s’ka të paguar. Ky spot i shkurtër publicitar që sapo bëmë, është një qokë për pronarin e këtij hoteli, i cili nuk është një person aq i panjohur, por përfaqësuesi i popullit të Vlorës në parlament nga radhët e maxhorancës, zoti Anduel Tahiraj.

Hoteli në pronësi të deputetit e ushtron aktivitetin e tij që nga viti 2023, fakt që e konfirmojnë edhe revieët që janë lënë nga pushuesit, por për më shumë se një vit, ai ka punuar i paregjistruar, si në Qendrën Kombëtare të Biznesit ashtu edhe në Drejtorinë Vendore të të Ardhurave Vlorë. Thënë shkurt e qartë, punë në të zezë, duke shmangur detyrimet dhe shkaktuar evazion fiskal në dëm të shtetit. Për të dokumentuar sa thamë, në datën 30 gusht ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion Drejtorisë së Tatimeve të Bashkisë Vlorë. Pesë ditë më vonë, në 4 shtator, institucioni kthen përgjigje se ky biznes, ushtron aktivitet me NIPT-in, që rezulton në emër të vëllait të deputetit, i cili që nga viti 2017 e deri para pak kohësh ka pasur si fushë veprimtarie “Farmaci dhe Klinikë veterinare”.

Një Hotel i regjistruar me niptin e shëronjësit të qenve dhe maceve. Kreativiteti zero. Por këtu nis e bukura, sepse deputeti ka sy e veshë kudo. Aq më tepër në bashkinë e Vlorës. Pasi ne dërguam shkresën, dhe nga bashkia po bënin gati përgjigjen, e cila na erdhi me 4 Shtator, magjia funksionoi dhe në 3 shtator, vetëm 1 ditë më përpara, hoteli i deputetit u regjistrua.

Por ne nuk mbarojmë dot kaq shpejt. Madje mund të themi se sa kemi nisur, sepse përveç evazionit fiskal, deputeti ka kryer edhe veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, bazuar në nenin 257/a, i kodit penal.

Në bazë të deklaratës që ka nënshkruar para se të merrte detyrën e deputetit, Tahiraj ka deklaruar se është pronar në pjesën 25% në këtë pasuri, ndërsa pasi mori detyrën, ai e kaloi në emër të prindërve.

Lidhur me këto akuza të dokumentuara, deputeti mohon kategorikisht të jetë pronar i hotelit dhe gjithashtu pretendon se nuk e njeh fare si emër “Bee Hotel”.

Deklarimi i pasurisë është një detyrim ligjor, që ka si qëllim të shmangë informalitetin, përdorimin e pozitës për qëllime personale, si dhe të mundësojë transparencë nga të gjithë qytetarët, duke ulur kështu rrezikun nga korrupsioni

Ndërsa fshehja e pasurisë, siç ju a thamë edhe më sipër, është vepër penale dhe si e tillë është e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në 3 vjet. A do të zbatohet ligji në rastin e zotit Tahiraj?

 

anduel tahiraj

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 11 Tetor22:43

Qeni im është gay

TIRANË- Si do të reagonin të tjerët nëse qeni juaj është homoseksual? Përgjigjen na e jep kamera e fshehtë që...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë