INVESTIGIME

E vërteta e aferës korruptive me hidrovorin e Porto Romanos e denoncuar nga Piranjat më 2023

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 19:59

E vërteta e aferës korruptive me hidrovorin e Porto Romanos e

Durrësi ndodhet nën ujë prej ditës së djeshme, ku qindra banesa, biznese dhe automjete janë dëmtuar nga përmbytjet, dhe kjo situatë nuk vjen vetëm si pasojë e natyrës por edhe nga mënyra ccnjerëzore që qeveria Rama ka vendosur të luajë me fatet e shqiptarëve.

Një ndër arsyet pse sot Durrësi noton në ujë, lidhet edhe me rindërtimin e hidrovurit në Porto Romano, ku pesë vjet më parë, për të shmangur përmbytjet Emirjana Sako tenderoi 19 milionë euro këtë projekt, ku pretendohej se do të bënte të mundur tërheqjen e ujit nga lagjet e qytetit duke e shkarkuar në det.

Këtë megaskandal “Piranjat” e kanë denoncuar prej kohësh, duke parashikuar, se një situatë katastrofike i priste qytetarët nëse nuk do të merreshin masa në kohë.

Investimi që duhet të kryente babai i drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, i njohur si një nga njerëzit e besuar të Belinda Ballukut, jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin e përmbytjeve, por duket se e ka shtuar edhe më shumë.
Dhe ky tender i kushtoi jo më pak se 19 milionë euro qytetarëve, para të cilat u fituan nga kompania “Adriatik shpk”, në pronësi të familjarëve të Spartak Kovaçit, që në atë kohë mbante detyrën e Drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës.

Tenderët e Spartak Kovaçit, dhënë për kompaninë e babait të tij, dyshohet se janë marrë nën hetim nga SPAK, në kuadër të proceseve hetimore për skemat “5B” të krijuara nga drejtorët e Belinda Ballukut.

Më poshtë gjeni dhe denoncimin e Piranjave, 3 vite më parë:

Tre vite më parë, ‘Piranjat’ i dërguan një shkresë për informacion Bashkisë Durrës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Institutit të Ndërtimit, në të cilën i kërkuan një kopje të akt konsntatimit dhe të ekspertizës së thelluar të ndertesës së Hidrovorit të Porto Romanos. Por tre institucionet, kthyen të njëjtën përgjigje, në të cilën nuk kishte asnjë sqarim se ku nis akti i konstatimit dhe ku mbaron ekspertiza e thelluar.
Pavarësisht përgjigjeve aspak sqaruese, ‘Piranjat’ vijuan me kërkimet dhe kanë konstatur se Bashkia Durrës, në 20 maj të vitit 2021, shpalli tenderin me objekt ‘Hartimi i studim projektimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit’ në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 mln lekë.
Si rrjedhojë, në 22 qershor të po këtij viti, Bashkia Durrës lidhi kontratën me firmën fituese ‘INVICTUS - ANGERBA – TOËER’ me vlerë kontrate 82 mln lekë, pa tvsh, me afat një vjeçar të përfundimit të punimeve. Ndërkohë me datë 12 Korrik 2021, Këshilli Bashkiak i Durrësit, vendos spostimin e Hidrovorit nga vendi ku ndodhej prej më shumë se tetë dekadash, në një vend tjetër.

Ndërkohë, në relacionin e këtij vendimi, u faktua se zhvendosja e Hidrovorit, është bërë me propozimin e kompanisë ‘Invictus’, që është fituesja e tenderit 82 milionësh.

Në të njëjtin relacion, u tha gjithashtu se pika e shkarkimit të ujërave është në skajin verior të portit të ri dhe është në një zonë të detit me thellësi relativisht të madhe, e cila ka një vet-pastrim të ujrave të detit.
Në të kundërt, në relacionin teknik që ndodhet në dokumentat e prokurimit, përcaktohej se zona e parashikuar është një zonë e mbyllur dhe nuk ka qarkullim të ujërave.

Pra, konstatime nga ‘Piranjat’ diametralisht të kundërta për të njëjtin objekt. Shkurt e qartë, qëllimi i kësaj manovre, duket se ka qenë spostimi i hidrovorit.

Gjithashtu shkeljet duket se nuk përfundonin këtu, sepse duke qenë se hidrovori është një objekt që prokurohet me fondet e rindërtimit, leja e ndërtimit duhej te ishte zbardhur sipas vendimit të Këshillit të ministrave nr. 88, date 24.12.2019, dhe jo me nje leje infrastrukturore nga bashkia, e cila nuk ka si bazë ligjore aktet e fatkeqesisë natyrore.

Gjithashtu, në zbatim të nenit 13 të VKM 408/2015 për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit, kemi nenin 13.5 për strukturat që prokurohen me fonde publike.

Lejen e merr organi që realizon prokurimin, përpara se të japë në sipërmarrje ndërtimin e strukturës. Objekti është dhënë me sipërmarrje me datë 19/01/2022 kur është lidhur kontrata 70/3 datë 19.01.2022, ndërkohë që leja e infrastrukturës, është lëshuar me 10.02.02, pasi është dhënë objekti me sipërmarrje, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Për ta shprehuar qartë, leja duhej te jepej përpara se të bëhej prokurimi, ndërsa në këtë rast është dhënë një muaj pas prokurimit, me një pafundësi parregullsish të konstatuara nga ‘Piranjat’, në shkelje të plotë të ligjit dhe me një prapavijë korruptive që nxjerr zbuluar të gjitha institucionet e përfshira në këtë aferë.

Po ashtu edhe lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën kaotike në Durrës, ku në një prononcim për mediat tha: “Taksapaguesit shqiptarë kanë paguar për mbrojtjen e qarkut të Durrësit, Porto Romano dhe zonat e tjera, 42 milionë euro investim. Por korrupsioni ka bërë që hidrovori i Porto Romanos, kolektorin ta ketë në kuotën mbi 70 centimetra. E kuptoni se kur fillon të funksionojë ai? Mbi 70 centimetra. Pra le të përmbyten njëherë 70 centimetra, pastaj të fillojë të evakuojë ujërat.
Kurse hidrovori i Hamallajt prej 8 muajsh i ka pompat jashtë funksionit”.

Pra, edhe sot e kësaj dite, mos funksionimi i hidrovorit në Porto Romano, si dhe mungesa e pastrimit të kanaleve të ujërave të larta, të denoncuar vazhdimisht nga “Piranjat”, ka sjellë katastrofën e këtyre ditëve, duke bërë që shumë qytetarë të humbin pronat e tyre./Piranjat.news

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?