INVESTIGIME

Licencat mungojnë, fituesi dihet/ Bashkia Tropojë vulos tenderin e Radogoshit brenda orës

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 17:28

Licencat mungojnë, fituesi dihet/ Bashkia Tropojë vulos tenderin e

Në pamje të parë, tenderi i Bashkisë Tropojë për “rehabilitimin e ujëmbledhësit Radogosh”, me vlerë 3,433,064 lekë dhe i firmosur nga kryebashkiakja në detyrë Zyra Islamaj, duket një procedurë e zakonshme. Por pas dokumenteve dhe firmave fshihet një histori krejt tjetër: një kompani e shpallur fituese, pavarësisht dyshimeve të forta për shkelje të kritereve ligjore. Një kontratë e nënshkruar me urgjencë dhe një proces vlerësimi i kryer në mënyrë të dyshimtë brenda të njëjtës ditë.

Licencat mungojnë, fituesi dihet/ Bashkia Tropojë vulos tenderin e

Si u zhvillua gara

Tenderi u shpall më 31 tetor 2024 dhe procedura u zhvillua më 11 nëntor 2024. Po atë ditë, pa kaluar asnjë orë nga mbyllja e garës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) shpalli fituese kompaninë HTSH shpk, me ofertën 2,775,235 lekë – dukshëm më të ulët se fondi limit. Në garë morën pjesë gjithsej katër kompani: Florida, Vllaznimi, ASI Invest dhe HTSH. Kontrata u nënshkrua më 2 dhjetor 2024, me një afat zbatimi prej vetëm 45 ditësh.

Ajo që bie në sy pas analizimit të dokumentave është ritmi i pazakontë i procedurës: më 11 nëntor 2024, në të njëjtën ditë, KVO mori, shqyrtoi dhe vlerësoi katër dosjet voluminoze të operatorëve, për të shpallur më pas fituesin. Një proces që normalisht, sipas Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, kërkon deri në 20 ditë pune për verifikim, nuk mund të mbyllet brenda disa orësh.  Ky fakt ngre dyshimin se gara nuk ka qenë reale, por një procedurë e paracaktuar.

Vetëm disa muaj më vonë, në gusht 2025, kompania HTSH shpk bie nën lupën e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Licencat mungojnë, fituesi dihet/ Bashkia Tropojë vulos tenderin e

Më 11 gusht 2025, KPP shqyrtoi ankesën e “SMO Vatakasi” shpk dhe të vetë HTSH-së për një tender tjetër në Bashkinë Tropojë (rruga Auto Kika – Gj. Dragobis – Qafë Paje). Në vendimin e arsyetuar, KPP theksoi qartë se HTSH nuk disponon licencat NP-5B dhe NS-18A, duke e skualifikuar zyrtarisht.

Ky konstatim zyrtar konfirmon se kompania nuk i përmbushte kriteret bazë të pjesëmarrjes në tendera publikë. Pyetja që lind është e qartë: Si është e mundur që Bashkia Tropojë i dha tenderin e ujëmbledhësit Radogosh një kompanie që ligjërisht rezulton e papërshtatshme?

Licencat mungojnë, fituesi dihet/ Bashkia Tropojë vulos tenderin e

Në dokumentet standarde të tenderit të ujëmbledhësit, specifikohej se operatori duhet të zotëronte këto licenca profesionale:

NP-1A – Punime gërmimi në tokë
NP-6A – Diga dhe tunele hidroteknike
NS-18A – Punime topogjeodezike

Por, siç vërtetohet nga vendimi i KPP-së disa muaj më pas, kompania HTSH nuk i dispononte këto licenca. Kjo e bën të qartë se fituesi i tenderit jo vetëm që u shpall me shpejtësi të dyshimtë, por edhe në kundërshtim flagrant me ligjin./piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë