INVESTIGIME

Skandali / Pedofili i etur për 6-vjeçare! Ja si i joshte fëmijët (DETAJE)

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 11:43
Skandali / Pedofili i etur për 6-vjeçare! Ja si i joshte

Në skutat më të thella të internetit, aty ku fëmijët tanë mund të jenë më të pambrojtur, fshihet një botë e rrezikshme. Një botë ku individë të sëmurë shfrytëzojnë pafajësinë e tyre. Por jo gjithmonë rreziku fshihet pas ekranit. Në shumë raste, më e tmerrshme është ajo që ndodh brenda në shtëpi.

Ky që do t’ju tregojmë sonte, është një nga rastet më tronditëse që kemi hasur dhe e ka pikënisjen nga një seri videosh të shpërndara brenda një grupi në telegram me pjesëmarrjen e individëve nga e gjithë bota. Në një video që ne posedojmë, shfaqet një e mitur, jo më shumë se 5 vjeçe, e cila brenda një tualeti, fillimisht detyrohet të shohë një pedofil në momente masturbimi dhe më pas shtyhet që të ndërveprojë me të në këtë akt perversiteti të paimagjinueshëm.

I njëjti person, shfaqet dhe në një video të dytë edhe më të tmerrshme. Vajza e vogël është në gjumë në krevatin e saj, ndërkohë që pedofili ulet pranë saj duke e zhveshur tërësisht dhe më pas duke e prekur me organin gjenital në pjesët intime.  

Qerim Kasapi, është një 26-vjeçar nga Lushnja me banim në Itali, i cili u denoncua nga një person anonim, gjithashtu pjesë e këtij grupi prej më shumë se 5 mijë personash, në të cilin shpërndaheshin video dhe foto intime vajzash, përfshi edhe fëmijët. 

Nisur nga kjo tendencë prej maniaku të sëmurë, denoncuesi ynë kërkon të mësojë më shumë për të, prandaj nis një komunikim privat, jashtë grupit të madh.  Ky fiksimi i këtij monstre për vajza 5 apo 6 vjeçare i kalon kufijtë e çdo fantazie të sëmurë, Maniaku i ka hapur barkun bashkëbiseduesit, prandaj nga rrëfimet mbushur me perversitete, që shpresojmë shumë të jenë sajesa të trurit të tij të sëmurë, kalon në kërkesa specifike ndaj një personi për të cilin mendon se është si ai.

26 vjeçari kërkon kontakte të vajzave të vogla, prandaj me porosinë tonë, denoncuesi i jep atij një adresë “Instagrami” të cilën e disponojmë ne. Duket sikur Qerim Kasapi nuk ka aspak kohë për të humbur dhe pavarësisht se që në chatin e parë mëson moshën e vajzës, vazhdon komunikimin me të, i pa shqetësuar. Dhe duket që në fjalitë e para, pedofili tregon pa asnjë siklet për shijet e tij prej perversi.

Pasi na ka bërë një panoramë të aktivitetit të tij anormal, ai hidhet menjëherë në sulm ndaj minorenes së supozuar, e cila pretendohet të jetë 12 vjeçe. Teknika e tij e joshjes ndaj vajzave të vogla, duke përdorur si karrem paratë, është një praktikë e njohur e pedofilëve, të cilët shpesh përfitojnë nga këta fëmijë të rritur në familje me kushte të vështira.

Qëllimi ynë është ta përballim me fytyrë, pavarësisht se me dërgim fotosh ai nënkupton diçka tjetër. Nisur nga fakti që ka ardhur për pak ditë në Shqipëri, maniaku kërkon t’i nxitojë gjërat. Për të arritur sa më shpejt qëllimin e tij, e zhvendos bisedën në “Whatsapp”, ku biseda bëhet më intensive, dhe natyrisht më perverse. 

Teksa e sheh që as në “Whatsapp” nuk merr asnjë foto nga minorenia e supozuar, nga 200 euro që kishte ofruar më herët, Qerimi e ngre ofertën në 300 euro.  Pasi, ka këmbëngulur për të parë trupin e paformuar të një minoreneje dhe na ka treguar fiksimin e tij për mbathjet, ky 26-vjeçar na fton për një takim special në një hotel në qytetin e Fierit. Megjithatë, ndoshta nga frika, apo ndoshta sepse nuhat diçka, 26-vjeçari e shmang takimin duke shfaqur dyshimet e para.

Në këto kushte, nisur edhe nga mundësia reale që ai të rikthehej pas pak ditësh në Itali, udhëtojmë drejt Lushnjës, fillimisht për të bërë denoncimin dhe më pas për të lokalizuar maniakun 26-vjeçar, i cili krejt rastësisht ndalon përballë komisariatit të policisë. 

Në përballje me të, pedofili na ngre një alibi qesharake sipas të cilës ai ishte në dijeni që pas profilit të fëmijës ishim ne, prandaj dhe dërgonte foto intime. 

Pas ballafaqimit, 26-vjeçari u shoqërua menjëherë nga policia për t’u marrë në pyetje dhe për të vijuar procedurat ligjore.  Ky rast i rëndë është një tjetër kujtesë se rreziku për fëmijët nuk fshihet vetëm pas një ekrani, por shpesh edhe pranë nesh, aty ku nuk e presim. 

Është detyrë e të gjithëve prindër, institucione dhe shoqëri të jenë syhapur dhe të mos injorojnë asnjë shenjë abuzimi./ piranjat.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë