INVESTIGIME

Premton rritje të pensioneve, ja si po gënjen Rama moshën e tretë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 May 2025, 22:38
Premton rritje të pensioneve, ja si po gënjen Rama moshën e
foto ilustruese

TIRANË- Një nga përplasjet më të mëdha që kanë forcat politike në zgjedhjet që pritet të mbahen javën e ardhshme janë pensionet. Janë 590 mijë shqiptarë që kanë statusin e pensionistit dhe që marrin pension nga shteti, një numër jo i vogël ky sa i takon kontigjentit të votave.

Sipas Institutit të Statistikave, pensioni mesatar për 503 mijë pensionistë në qytet gjatë vitit 2024 ishte 18.341 lekë në muaj, ndërsa për 87 mijë pensionitë të fshatit 11.051 lekë. Nëse do të llogaritim pensionin mesatar në qytet bashkë me të fshatit, pensioni mesatar mujor i korrespodon vlerës 17.247 lekë. Mesatarisht sot një pensionist duhet të jetojë me 575 lekë në ditë, ku nëse e llogaritim me metodologjinë e Bankës Botërore që e kategorizon të varfër një individ që jeton me më pak se 6.85 dollarë në ditë, shumica e pensionistëve do të klasifikoheshin të tillë.

Ndaj nëse partitë politike premtojnë mirëqënie, apo qoftë dhe mbijetesë për këtë kategori, a po bëjnë gabim dhe a rrezikohet hapja e një grope financiare siç lajmëroi disa muaj më parë kryeministri kur deklaroi se është e pamundur të rriten pensionet?!

Por duket se kjo analizë rezultoi e pabesueshme, ndaj menjëherë pas shpalljes së planit të opozitës për të bërë pensionin minimal 200 euro, dhe kryeministri doli me të njëjtin premtim.

Në vitin 2005 pensioni mesatar për qytetin ishte 8.383 lekë dhe në fund të vitit 2013 pensioni mesatar për pensionistët në qytet shkoi 14.076 lekë. Rritja për 8 vjet ishte me 5.693 lekë ose në total 68%. Pra, një rritje mesatare me 711 lekë në vit, me normë 8.4%. Në fund të vitit 2023 pensioni mesatar për qytetin rezulton 18,341 lekë dhe për 10 vjet është rritur me 4265 lekë, ose 23%. Në vitin 2005 pensioni mesatar për fshatin ishte 2.818 lekë dhe në 2013 arriti në 7.465 lekë, një rritje me normën 165%, ose 20.6% në vit. Mes 10 vjeçarit 2013-2023 pensioni në fshat është rritur me 3586 lekë gjithsej, me një normë 32%, ose 3.2% në vit!

Çmimet e shportës së ushqimeve janë rritur mesatarisht me 5.1% në vit, dy herë më shumë se norma e rritjes së pensioneve, ose në total me 51%! Po të llogaritim rritjen e pensioneve me indeksin e çmimeve, pensionistët rezultojnë të jenë më të varfër se më parë sepse me të njëjtin pension blejnë më pak mallra e shërbime. Por dhe reforma e pensioneve ka dështuar me sukses. Defiçti në skemë kapi record historik në 574 milion euro në vitin 2022 dhe vazhdon të jetë në të njëjtat nivele me ato të para vitit 2013, por me ndryshimin se pensionet rriteshin-nuk indeksoheshin!

Zgjidhja e vetme që mund të ofrojnë forcat politike në Shqipëri është jo vetëm nxjerrja nga varfëria pensionistët duke rritur pensionin dhe vendosur një dysheme siç është niveli i minimumit jetik, por përmirësimi i arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve publike. Të gjitha këto lidhen me mirëqeverisjen duke frenuar largimin e të rinjve.Plaga kryesore që ka sot skema e pensioneve është piramida e popullsisë, e cila nuk ka më formën e piramidës sepse ka më shumë pleq se të rinj. Vetëm nëse kthehen ata që kanë ikur dhe ndalohet vala e emigrimit, reforma shpëton.

pensionistet edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?