INVESTIGIME

Qeveria masakron me gjoba abuzive bizneset turistike/ Impianti i ujërave të ndotura që u imponohet në kundërshtim me ligjin

E.D Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 21:36

Qeveria masakron me gjoba abuzive bizneset turistike/ Impianti i ujërave

TIRANË- Akti normativ nr 8, i datës 28-12-2023 “Për trajtimin e ujerave të ndotura”, në dukje një nisëm në dobi të mjedisit, është kthyer në problemin më të madh të bizneseve, që operojnë përgjatë vijës bregdetare…dhe kjo e ka një arsye

Në nenin 1 dhe 3, përcaktohet qartë që subjektet që duhet ta zbatojnë këtë akt janë ata që “shkarkojnë ujëra të ndotura të patrajtuara pranë ose në ujërat larës”.

Për t’u bërë konkretë, nëse në Shëngjin, Durrës, Vlorë apo Sarandë, rrjeti i tubacioneve për shkarkimin e ujërave të zeza ekziston dhe hotelet apo restorantet kanë bërë instalimet sipas kontratës me UK, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ranën e Hedhun, Dhërmiun apo Borshin, ku operatorët turistikë kanë gjetur si zgjidhje gropat septike.

Pra, objekt për zbatimin e këtij akti duhej të ishin këta të fundit. Por në udhëzimin e përbashkët, që doli dy muaj më vonë, thuhet se impianti duhet të instalohet nga subjektet “të lidhura ose jo me rrjetin publik të kanalizimeve”

Pra, një udhëzim që tejkalon vetë aktin normativ.

Me këtë logjikë, i bie që një hotel në qytetin e Sarandës, i cili instalon impiantin sipas udhëzimit, por njëkohësisht ka tubacionin ekzistues të ujërave të zeza, njëlloj si pallati ngjitur, do të derdhë ujë të filtruar në tubacionin qëndror, që sërish do të përziehet me ujërat e ndotura të qytetit.

Cfarë fituam këtu? Këtë më mirë mund ta dijë zonja Balluku dhe ata që shesin impiantet fiktrues. Por nuk ka mbaruar ende, sepse ky udhëzim është në kundërshtim edhe me shumë ligje të tjera.

Së pari me Kodin rregullator të ujit, pasi në pikën 1.2 theksohet qartë se është UK, që  ka si objekt ndertimin dhe mirembajtjen e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura. Së dyti, është në kundërshtim me VKM nr 63, të vitit 2016, ku në nenin 2, pika ç dhe d, thuhet: Shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura; Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të ndotura, si dhe të impianteve të pastrimit të tyre, është dëtyrë e UK.

Gjithashtu bie ndesh edhe me kontratat që bizneset kanë me ujësjellësin, pasi sipas kontratës është UK, që ka detyrimin për largimin dhe përpunimin e ujërave të ndotura.

“Në momentin që një biznes, qoftë ai edhe larg kanalizimeve, pajiset me një licencë nga shteti dhe paguan taksë për ujësjellës kanalizimet, automatikisht shteti duhet ta pajisë atë me rrugë, me ndriçim, me ujë të pijshëm dhe me kanalizime të ujërave të zeza, por këtu ndodhemi përballë një fakti, që të gjitha këto biznese kanë kontratën përkatëse, për të cilën paguajnë edhe taksë, dhe janë të detyruara që të investojnë në këto lloj impiantesh, të cilat kanë një vlerë jashtëzakonisht të lartë dhe të konsiderueshme, duke filluar që nga 7 mijë euro, dhe ka arritur deri në 140 mijë euro. Pra, është dëm financiar jashtëzakonisht i madh.”- tha kryetari i Shoqatës së Turizmit, Ervin Sota.

Por, për fat të keq nuk merret për bazë nga institucionet dhe sikur kjo të mos mjaftonte, në janar u ngrit një task forcë, e cila është duke i masakruar me gjoba abuzive bizneset turistike

Për ta sqaruar, në të gjithë vijën bregdetare pastrimi i ujërave të zeza bëhet nga një kompani e licensuar, e cila ka nënshkruar kontrata me hotelet, baret, restorantet dhe plazhet private. Por kjo, për inspektorët e Ministrisë së Mjedisit duket se është e pamjaftueshme.

Pavarësisht këtyre problemeve, duhet sqaruar se bizneset nuk janë kundër trajtimit të ujërave të zeza, por kundër gjobëvënies ndaj biznesit të ndershëm që nuk ndot, por që merr goditje financiare, për shkak të një akti tërësisht arbitrar.

“Ne jemi mbledhur dhe kemi propozuar që në proporcion të drejtpërdrejtë me bizneset, të paguajmë një taksë, e cila të vlejë si investim për një impiant qëndror në hidrovoret përkatëse të çdo lloj bashkie, të çdo lloj qyteti. Dhe kjo do të përbënte përfundimisht zgjidhjen e këtij problemi madhor, duke bërë që ky pastrim mos të bëhet vetëm në nivel vendi, po themi në nivel bashkie, por të jetë 100%  i pastër dhe të investohet në hidrovorët qëndrore. Ne sot jemi në gjyq me ministritë përkatëse për rrëzimin sipas legjislaturës shqiptare, sepse vetë akti normativ është në kundërshtim të plotë me legjislacionin shqiptar në momentin që të gjithë këto biznese janë me kontratë në ujësjellës-kanalizime.”- shtoi Ervin Sota.

 

impianti i ujërave të ndotura

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë