INVESTIGIME

Si u kanalizuan miliona euro të IPARD për kompani ndërtimi e grupe kriminale të lidhura me qeverinë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 23:25
Si u kanalizuan miliona euro të IPARD për kompani ndërtimi e

Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV/ 1 tetor 2025 

Emrat e mësipërm, janë vetëm disa nga emrat e politikanëve apo personave të lidhur ngushtë me politikën, që kanë përfituar qindra mijëra euro fonde nga IPARD. Në vijim do t`ju tregojmë se dorën te taksat e qytetaërve europianë, dhuratë për fermerët shqiptarë, e futën edhe persona të botës së krimit apo përfitues tenderash publik.

Kompania Albgarden SHPK, në pronësi të Pjetër Trashajt, ka përfituar 48 mijë euro fonde nga AZHBR. Sipas njoftimit të AZHBR, Pjetër Trashaj ka përfituar fonde për të investuar në mekanikë bujqësore.

Por teksa AlbGarden ka future duart në paratë e fermerëve, kompania e Pjetër Trashajt është një nga përfituesit e tenderave publik, duke përfituar qindra mijëra euro për lule. Shpesh kjo kompani ka qenë nën akuzë edhe pasi djali i Pjetër Trashaj, ish-punonjës në ministrinë e mjedisit, ka firmosur tendera për kompaninë e babait.

COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, një tjetër kompani ndërtimi, në pronësi të Agim, Pëllumb, Kujtim dhe Viktor Kolës, është një nga përfituesit e majmë të fondeve IPARD. Investim në ndërtimin e një magazine me sipërfaqe 2,282 m2 perfshire 13 dhoma  rigoriferike për grumbullimin, seleksionimin, paketimin dhe ruajtjen e frutave dhe perimeve. Nga të dhënat rezulton se kjo kompani ka përfituar 810 mijë euro fonde nga IPARD, ndonëse përfiton gjithashtu çdo ditë dhjetëra tendera public, për të cilët do të flasim në emisionin e ardhshëm.

Apostol Xhaferri, një ndërtues nga Skrapari, familjarisht ka përfituar qindra mijëra euro nga IPARD.

Kompania “GOLDEN BEES” sh.p.k (ish-“BLETA E ARTË”) u themelua në tetor 2018,  nga Apostol Xhaferri. Vajza e tij, administrator aktuale e kompanisë, ka përfituar 154 mijë euro për ndërtimin e një kantine vere. E sikur të mos mjaftonte kjo, vetë Apostoli, i përfolur gjithashtu në media, ka pëfituar 202 mijë euro fonde nga IPARD. Në këtë rast babë e bijë morën nga IPARD 341,494 euro përmes kompanive të krijuara rishtazi.

Top Fruits, ish kompania “DONI FRUITS”, është gjithashtu 924 mijë euro. Kompania “DONI FRUITS”, ka ndërruar emrin së fundi duke u bërë Top Fruits. Ndertim godine per grumbullim fruta-perime. Linje kalibrimi dhe pketimi te fruta perimeve me eficence të lartë energjie dhe të certifikuara CE si edhe dhoma frigoriferike me klime te kontrolluar dhe ngrirese. 

ZDRAVO SHPK është një kompani tjetër ndërtimi, që ka shkuar pranë pragut prej rreth 1 milionë euro përfitime nga fondet IPARD. Kjo shoqëri, që aktualisht zotërohet nga disa persona, ka përfituar plotë 981 mijë euro fonde nga IPARD. Investimi konsiston në blerjen e një linjë të plote për përpunimin e domateve, kastavecave, specave me kapacitet 1-2 ton në ore duke e trefishuar kapacitietin para investimit. E sikur të mos mjaftonin marrja e fondeve, që duhet t`u shkonin fermerëve, ZDRAVO SHPK, është dhe një nga kompanitë e preferuara të kryebashkiakëve socialist për tenderat publikë. Më shumë se 70 tendera me pagesa mbi 15 milionë euro nga buxheti i shtetit ka marrë kjo kopani deri më sot.

Jo vetëm politikanë dhe sipërmarrës, apo njerëz me pushtet, por fonde nga programet e AZHBR dhe IPARD kanë përfiuar edhe persona të skeduar.

Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.

Mediat kanë denoncuar edhe emra të tjerë. Arbër Çekaj, i cili ndodhet në burg për trafik kokaine nëpërmjet bananeve nga amerika latine, sipas mediave ka përfituar 264 mijë euo fonde nga BE. Agron Metvelaj, ka pëfituar gjithashtu fonde nga AZHBR dhe IPARD, ndonëse ka qenë person i skeduar.

Këta janë vetëm disa nga zyrtarët apo persona me rekorde kriminale që kanë zhvatur paratë e feremerëve. Në puntatën e radhës, do t’ju tregojmë se lista e tyre është më e madhe, e brenda saj ka personazhe publik të jetës politike apo publike. E për karshillikun që kanë bërë ndaj fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë, do tju sjellim edhe pamje të parajsës që kanë ndërtuar me paratë tuaja! Shifemi të mërkurrën tjetër!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë