INVESTIGIME

Diella do të ndriçojë edhe Bujqësinë/ Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD II, BE pezullon 112 milionë euro pas aferës për fermerët shqiptarë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 22:11
Diella do të ndriçojë edhe Bujqësinë/ Si u zbardh

Kryeministri Edi Rama shpiku Diellën, si diellin që do të zgjidh hallet e shqiptarëve por edhe hallin e tij me korrupsionin. Ose më saktë me shmangien nga përgjegjësia të zyrtarëve që janë zhytur në afera korruptive.

Diella do të ndriçojë edhe Bujqësinë shqiptare, sektorin, që ka ndërkombtarizuar korrupsionin qeveritar.
Korrupsion që ka asgjesuar sektorin e bujqësisë, dhe që ka privuar mijëra shqiptarë nga përfitimet e fondeve të Bashkimit Europian.

Në emisionin e sotëm, do tju tregojmë se si qeveritarë, zyrtarë madje dhe kriminelë kanë vjedhur fondet që ishin të destinuara për bujqësinë e fermerët, e jo vetëm kaq, por kanë privuar fermerët e vuajtur nga 112 milionë euro që Bashkimi Europian kishte planifikuar tua jepte nëpërmjet fondeve të IPARD.

Një histori vjedhje, rrënimi të bujqësisë, falimentimi të blegtorisë dhe lulzimit të kopshteve private e bizneseve të zyrtarëve të qeverisë, në programimin Shqipëria 2030 të Edi Ramës është transformuar në rritje të Bujqësisë, përkundër sa thotë vetë INSTAT. Abuzimi dhe bllokimi i fondeve nga Bashkimi Europian në programin Shqipëria 2030 është përkthyer në 5. 2 miliardë subvencione që sipas qeverisë përfitojnë 67 mijë e 100 fermerë.

Shifrat e propagandës së Edi Ramës, veç injorimit të realitetit si në kohë kohë të diktaturës, janë kthyer edhe në një fasadë skandaloze të abuzimit me djersën dhe paratë që sot duhet të ishin në xhepat e feremrëve shqiptarë.

Tashmë, pas satelitëve që transformuan bujqësinë shqiptare, me miliona euro të shkuara dëm, zgjidhja do të vij nga Diella, që do të mund të largojë nga përgjegjësia edhe Krifcën e radhës.

Në vitin 2015, Parlamenti i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të mbështetjes financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë, në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit IPA II.

Kjo marrëveshje ishte baza ligjore, mbi të cilën Bashkimi Europian do të niste të shpërndante dhjetëra milionë euro ndihmë financiare për Shqipërinë në vitetet në vijim. Një ndër instrumentet mbështetës, ishte pikërisht ai për bujqësinë. Programi IPARD II, për Bujqësinë, parashikonte mbështetje financiare në vlerën e 94 milionë eurove për fermerët shqiptarë, ku financimi ndahej në masën 75% nga Bashkimi Europian dhe 25 % nga Qeveria Shqiptare.

Sipas marrëveshjes, fondet IPARD do të mbështesnin financiarisht fermerët shqiptarë në tre masa:

Masa 1 përfshinte “Investime në asetet fizike të ekonomive bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: Qumësht; Mish;Fruta;Perime; Vreshti

Masa 3 përfshinte “Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: Përpunimi i qumështit dhe qumështit; Përpunimi i mishit; Përpunimi i frutave dhe perimeve; Verë

Masa 7 përfshinte “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i bimëve medicinale, kërpudhave, mjaltit, bimëve zbukuruese dhe kërmijve; Përpunimi dhe tregtimi i bimëve mjekësore dhe aromatike të egra dhe të kultivuara, kërpudhave dhe mjaltit; Përpunimi në nivel ferme dhe tregtimi i produkteve bujqësore; Akuakulturë; Natyra dhe Turizmi Rural; Shërbime për popullatën dhe bizneset rurale; Industria e zejtarisë dhe objektet e prodhimit; Prodhimi dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme.

Nga një informacion zyrtar, rezulton se 94 milionë euro mbështetje të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare, të programit IPARD, u shpërndanë në kuadër të këtij programi. Në total, gjatë gjithë proramit IPARD, u hapën katër thirrje, ndërsa numri total i përfituesve të 94 milionë eurove, është vetëm 431 persona. Emisioni plug disponon listën e plotë të përfituesve, nga ku vihet re se të vetmit që nuk përfituan ishin fermerët shqiptar, pasi të gjitha fondet u shpërndanë për një grup personash, zyrtarë të lartë, familjarë të qeveritarëve, apo personazhe të botës së errët të krimit.

NUMRI I PËRFITUESVE NGA IPARD

- 126 PERFITUES NE THIRRJEN E PARE

- 173 PERFITUES NE THIRRJEN E DYTE

- 144 PERFITUES NE THIRRJEN E TRETE

-34 PERFITUES NE THIRRJEN E KATERT

Numri i ulët i aplikantëve që përfitonin miliona euro, dhe refuzimi i aplikimeve nga fermerë realë, ngriti dyshime se diçka nuk po shkonte me programin IPARD. Inxhinieri Romeo Nazarko, të cilit iu refuzua aplikimi për ndërtimin e një pemtoreje ne Ersekë, bëri një ankesë pranë OLAF, Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit Financiar. Pas një hetimi intensive dhe serioz, në korrik të vitit 2023, OLAF publikoi skandalin, miliona euro të IPARD ishin grabitur në Shqipëri.

Në njoftimin publik, që OLAF bëri në vitin 2023 për skandalin në Shqipëri, jepte të dhëna të rëndësishme që orientonin se me fondet e IPARD ishin kryer vepra të rënda penale, përfshi korrupsionin nga zyrtarët shqiptarë.

OLAF

Pas një sërë hapash kompleksë hetimorë, duke përfshirë kërkimet dixhitale forenzike të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA-n dhe operatorët e tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Këto parregullsi përfshinin:

•             Aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre te një kompani lokale konsulence;

•             Kontrata që jepeshin pa konkurs, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta të rreme të paraqitura);

•             Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale. Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ta konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë eurosh, si të papranueshme.

Po në Korrik të atij viti, Frida Krifca, ndryshe nga OLAF, pretendonte se nuk kishte korrupsion dhe abuzim me fondet IPARD dhe se sipas saj, pezullimi i vetëm ishte kësti i radhës mbështetës për bujqësinë shqiptare.

Por teksa Frida Krifca gënjente ditën për diell nga foltorja e Kuvendit, vet OLAF kishte njoftuar në komunikatën publike, se i kishte kërkuar Komisionit Europian që të pezullonte grantet e mbetura të IPARD II, me vlerë 33 milionë euro dhe programin IPARD III me vlerë 112 milionë për Shqipërinë.

"Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ta konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë eurosh, si të papranueshme. OLAF rekomandoi gjithashtu që BE të parandalojë shpenzime të panevojshme prej 112 milionë eurosh nga fondet e ardhshme (IPARD III) për Shqipërinë, derisa të merren masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm"  shkruan OLAF. 

Madje, ndryshe nga Krifca, që pretendonte se nuk flitej për korrupsion, vetë OLAF e cilësonte aferën si “kriminale” ndërsa dosjen hetimore ia dërgonte edhe SPAK-ut të Altin Dumanit.

"Duke pasur parasysh aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF gjithashtu i dërgoi një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë" /Plug/ 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë