INVESTIGIME

Tenderi absurd i Bashkisë Himarë/ Pajisjet e sigurisë në plazhe do të jenë gati në shtator

M.B. Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 21:37
Tenderi absurd i Bashkisë Himarë/ Pajisjet e sigurisë në
Foto ilustruese

HIMARA- Qeveria nuk lë rast pa përmendur dhe promovuar arritjet që ka patur turizimi shqiptar gjatë viteve të fundit. Por këto turistë, që shpenzojnë kaq shumë në vendin tonë, kanë nevojë për siguri në plazhe së cilës nuk i japim vëmendjen që meriton, sepse për shkak të neglizhencës janë prodhuar ngjarje tronditëse siç ishte ajo e gushtit 2022 ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një skaf në zonën ku laheshin pushuesit në plazhin e Potamit. Po sot, kur flitet për numër rekord turistësh që pritet të mbërrijnë, a po bëhen përgatitjet e duhura për sezonin turistik?

Bashkia Himarë së fundmi është kujtuar që ka përpara një sezon turistik dhe ka nisur punën për të kontraktuar tabelat dhe mateterialet për vijëzimin e zonave të sigurisë në det. Vetëm se ka një problem: në rastin më të mirë, vendosja e tabelave dhe kufizimi i detit mund të jetë gati vetëm në muajin e fundit të sezonit turisitik, në gusht. Më datë 24 maj Bashkia e Himarës ka hapur një tender për blerjen dhe vendosjen e materialeve të sinjalistikës në rërë dhe në plazhe me fond limit 41 mijë euro pa tvsh. Pritja e ofertave parashikohet që të zgjatë 15 ditë dhe në 5 qershor të bëhet hapja e tyre.

Më pas Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të marrë kohën për shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit, i cili sipas afateve ligjore varion nga 10 deri në 15 ditë dhe pasi të ketë bërë vlerësimin dhe njoftimin e operatorëve që kanë marrë pjesë në garë, do të duhet të presë 3 ditë për afatet e ankimimit dhe më pas të bëjë shpalljen e fituesit. Sigurisht nëse nuk do të ketë asnjë ankesë nga kompanitë që do të marrin pjesë!
Vetëm me këtë proces, muaji qershor mbeti pa sinjalistikë!

Por nuk mbaron këtu, sepse në dokumentat e depozituara në specifikimet teknike kërkohet që afati për dorëzimin e materialeve për përcaktimin e sigurisë në plazhe është 20 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës, çka bën që dhe muaji korrik të shfrytëzohet për lidhjen e kontratës, mbledhjen e materialeve dhe punimet për vendosjen e tyre në det dhe në tokë! Por duhet të theksojmë një detaj të rëndësishëm. Dokumentat për blerjen e këtyre tabelave, tapave sinjalizuese në det, litarëve dhe peshave, janë firmosur që në datën 19 mars të këtij viti nga ish-kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro, 4 ditë pëpara se të arrestohej.

Por përveç sigurisë, në shënjestër është edhe pastërtia, pasi më datë 30 maj 2024 Bashkia Himarë hapi procedurën e prokurimit me vlerë 120 mijë euro me tvsh për blerjen e koshave për mbetjet urbane.
Kërkohet të blihen 280 kosha, të cila njëlloj si materialet e sigurisë, llogaritet të dorëzohen gjithashtu në fund të muajit gusht. Po pse kjo vonesë në përgatitje nga kjo bashki, që mes shumë e shumë problemeve, po shton edhe atë të sektorit të turizmit, padyshim pika më e fortë e saj.

“Nuk kam informacion, drejtohuni me një kërkesë me shkrim”, sqaroi Klejli Muharremi, drejtor juridik pranë Bashkisë Himarë.

Ndërkohë një këshillë për pushuesit. Shkoni në Himarë diku andej nga Shtatori.... materialet e sigurisë do të jenë vendosur.

himara

Artikuj te sugjeruar

M.B. INVESTIGIME 7 Qershor20:54

Protesta për profesionet e lira

Foto ilustruese TIRANA- Nëse ka patur një politikë të dështuar të qeverisë Rama, është ajo me taksat. Dik...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë