Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
BOTA

Irani paralajmëron zgjerimin e rrezes së raketave, sinjale për ndryshim të mundshëm të doktrinës bërthamore

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjeneral brigadieri Hossein Mohebbi, tha se Irani do të vazhdojë të rrisë rrezen e veprimit të raketave të saj

P
Piranjat 8 November 2026, 10:09 · 3 min lexim
Irani paralajmëron zgjerimin e rrezes së raketave, sinjale për

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjeneral brigadieri Hossein Mohebbi, tha se Irani do të vazhdojë të rrisë rrezen e veprimit të raketave të saj, duke paralajmëruar se procesi nuk do të ndryshojë, teksa sinjalizoi për ndryshim të mundshëm të doktrinës bërthamore.

Duke folur në një konferencë për media më 7 nëntor, Mohebbi iu referua udhëzimit të udhëheqësit suprem iranian, Mojtaba Khamenei, për t’u përballur me kundërshtarët pa kufizime gjeografike, duke deklaruar se Irani po i përmirëson vazhdimisht kapacitetet e tij raketore.

Duke iu përgjigjur thirrjeve për rishikimin e doktrinës bërthamore të Iranit, ai tha se nëse udhëheqja e vendit e vlerëson të nevojshëm një ndryshim të tillë, Irani do të përgatitet t’u përgjigjet kërcënimeve nga vendet armiqësore perëndimore.

Megjithatë, zyrtarisht autoritetet nuk kanë shpallur plane për ndryshimin e doktrinës bërthamore të Iranit.

Ditë më parë, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Mohsen Rezaei, tha se nuk është marrë asnjë vendim zyrtar për rishikimin e qëndrimit bërthamor të vendit.

Sipas raportimeve të mediave iraniane, Mohebbi njoftoi po ashtu se Forcat Ajrore të IRGC-së i kishin zhvendosur linjat e prodhimit të raketave dhe dronëve në objekte nëntokësore, duke krijuar ato që ai e përshkroi si “qytete të prodhimit të raketave”.

Ai tha se ekspertiza vendore, shtrirja gjeografike e Iranit dhe infrastruktura fleksibile e prodhimit do të mundësojnë vazhdimin e prodhimit të armëve, pavarësisht bombardimeve të rënda.

Më 6 nëntor, në bazë të analizimit të imazheve satelitore të kryera nga BBC Verify, u dokumentuan punime të vazhdueshme të ndërtimit dhe rindërtimit në disa objekte ushtarake iraniane, përfshirë edhe ato që lidhen me programin raketor të vendit. Kjo tregon përpjekjet e vazhdueshme për të rikthyer në funksion infrastrukturën ushtarake të dëmtuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën luftën ndaj Iranit në fund të shkurtit. Sulmet kanë pasur në shënjestër programin raketor dhe bërthamor të Iranit.

SHBA-ja ka njoftuar se ofron 20 milionë dollarë shpërblim në këmbim të informacioneve për programin bërthamor të Iranit – që Teherani insiston se është për qëllime civile – teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se synimi kryesor i luftës është që Iranit t’i pamundësohet të posedojë armë bërthamore./ REL/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.