Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me presidentin
A- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë një ofertë të pazakontë Dana White, drejtuesit të organizatës së arteve marciale mikse UFC, duke i kërkuar të marrë përsipër detyrën e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë

A- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë një ofertë të pazakontë Dana White, drejtuesit të organizatës së arteve marciale mikse UFC, duke i kërkuar të marrë përsipër detyrën e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump vlerësoi publikisht White dhe e ftoi të bëhej pjesë e administratës së tij.
“Dana do të jetë një Sekretare Shtypi si askush tjetër. Dana, të lutem pranoje punën!”, shkroi presidenti amerikan.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Trump e përshkroi drejtuesin e UFC-së si një luftëtar të vendosur dhe sugjeroi që ai të merrte me vete edhe disa nga sportistët më të njohur të organizatës.
“Na duhen këta njerëz për të na mbrojtur kundër të Majtës së Çmendur”, shkroi ai, duke publikuar fotografi të gjashtë luftëtarëve të UFC-së.
Pas këtij postimi, White reagoi në Instagram duke publikuar një fotografi të vetes pas podiumit të konferencave për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruar me mesazhin “Vazhdojmë në kapitullin tjetër”. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse oferta e Trump është një propozim konkret apo një deklaratë me nota humori. White konfirmoi se do të takohet me presidentin amerikan të hënën në Uashington.
“Po fluturoj për në Uashington DC tani”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se kishte tashmë shumë angazhime profesionale.
White dhe Trump kanë një marrëdhënie të gjatë miqësie. Kreu i UFC-së ka mbështetur publikisht fushatat presidenciale të Trump në vitet 2016, 2020 dhe 2024, ndërsa ka qenë edhe pjesë e ceremonisë së fitores së tij në zgjedhjet e fundit presidenciale. Aktualisht, White drejton UFC-në, është i përfshirë në projektet Power Slap dhe Zuffa Boxing, si dhe është anëtar i bordit drejtues të kompanisë Meta. Postimi i Trump vjen në një moment kur posti .
Lexo edhe
BOTA
NATO zhvillon stërvitje të mëdha në Lituani, mbi 6 mijë ushtarë të angazhuar

Irani paralajmëron zgjerimin e rrezes së raketave, sinjale për ndryshim të mundshëm të doktrinës bërthamore

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, dy cisterna nafte përfshihen nga flakët

Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët

Gjermania ndërpret furnizimet me raketa Patriot për Ukrainën





