Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj “Albanian Files”, të cilin ajo e prezantoi më 24 qershor 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj “Albanian Files”, të cilin ajo e prezantoi më 24 qershor 2026. Zhupa e kishte paralajmëruar se botimi do të shndërrohej në një dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën.
Sipas saj, libri ekspozon 523 projekte të realizuara nga studio ndërkombëtare, përmes të cilave ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin dhe ligjet e miratuara sipas interesave të investitorëve të privilegjuar.
Zhupa kërkon që hetimi të shkojë deri në fund, duke zbardhur lidhjet mes arkitektëve, investitorëve dhe vendimmarrjes shtetërore, ndërsa thekson se “Albanian Files” do ta çojë Ramën në burg, nëse hetimi bëhet real.
Reagimi Ina Zhupës:
Më 24 qershor 2026, kam paraqitur para shqiptarëve librin që, siç e kam thënë që në ditën e prezantimit, do të bëhej dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën.
SPAK ka konfirmuar nisjen e hetimeve për librin “Albanian Files”.
Një botim që ekspozon Shqipërinë private të Edi Ramës: betonin, privilegjet dhe territoret e dhuruara. 523 projekte, të realizuara nga studio ndërkombëtare, që duhen hetuar për mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin, qepjen e ligjeve me porosi për ta dhe lidhjet mes arkitektëve, investitorëve dhe vendimmarrjes shtetërore.
Territori është trajtuar si plaçkë për t’u ndarë, ndërsa ligjet dhe institucionet janë përdorur për t’iu përshtatur interesave të investitorëve të privilegjuar sipas dëshirave të Edi Ramës.
Prova e SPAK nuk është rregjistrimi i një procedimi por t’i shkojë deri në fund. Nëse hetimi bëhet real, Albanian Files do e çoj Ramën në burg!
Lexo edhe
POLITIKE
Reuters i bën jehonë protestës së studentëve! Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës

Nga protesta në studio, përlotet Robert Aliaj: Kemi gatuar një mizerabël, hapni rrugë për të rinjtë

Berisha thirrje opozitarëve: Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë. E keqja më e madhe e këtij kombi ka emrin Edi Rama

Berisha: Garantoj se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen studentëve e qytetarëve me vlerë 3 herë më të lartë...

Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekretet diktatoriale të padrinos...





