Ishte pjesë e Shqipërisë, sulmuesi lë kuqezinjtë dhe zgjedh Kosovën

Enis Rexhepi është përfshirë për herë të parë në listën e përfaqësueses së Kosovës nga trajneri Franco Foda. Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar, i cili më parë ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë, duke përfaqësuar kuqezinjtë në nivelet U-17 dhe U-19.
Interesimi i Kosovës për talentin nuk është i ri. Që në muajin shtator u raportua se Rexhepi kishte refuzuar një ftesë nga Shqipëria U-19, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës kishte punuar prej kohësh për ta bindur që të zgjidhte përfaqësuesen dardane.
Rexhepi konsiderohet një profil premtues për repartin ofensiv, pasi aktivizohet në qendër të sulmit. Ai ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian U-17, përpara se të kalonte te përfaqësuesja U-19, me të cilën zhvilloi paraqitjen e fundit në muajin mars të këtij viti.
Aktualisht, 18-vjeçari është pjesë e ekipit rezervë të Stuttgartit, që konkurron në kategorinë e tretë të futbollit gjerman. Forma e tij është mjaft pozitive, pasi në këtë sezon ka regjistruar 16 gola në 18 paraqitje, duke konfirmuar potencialin që zotëron.
Ftesa e parë nga Franco Foda përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e sulmuesit, i cili tashmë mund të nisë një kapitull të ri me fanellën e Kosovës.
Lexo edhe
SPORT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë

Tensione te Ferrari para garës në Brazil, Hamilton dhe Leclerc në përplasje

Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal

Kosova publikon listën për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, Foda fton tre lojtarë të rinj

Mancini publikon listën e Italisë për Nations League, katër emra të rinj në përfaqësuese

Tirana shpërdoron 10 pikë nga avantazhi, nga fundi i renditjes mund të ishte në vendin e dytë

Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid

Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit





