Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
SPORT

Tirana shpërdoron 10 pikë nga avantazhi, nga fundi i renditjes mund të ishte në vendin e dytë

 Tirana numëron vetëm 12 pikë në renditjen e Superiores, por pozicioni i saj në klasifikim mund të ishte krejt ndryshe nëse skuadra bardheblu do të kishte ditur të administronte avantazhet e krijuara në ndeshjet e fundit

P
Piranjat 6 November 2026, 14:07 · 3 min lexim
Tirana shpërdoron 10 pikë nga avantazhi, nga fundi i renditjes mund

Tirana numëron vetëm 12 pikë në renditjen e Superiores, por pozicioni i saj në klasifikim mund të ishte krejt ndryshe nëse skuadra bardheblu do të kishte ditur të administronte avantazhet e krijuara në ndeshjet e fundit.

 Ekipi kryeqytetas po paguan shtrenjtë mungesën e përqendrimit dhe pamundësinë për të ruajtur epërsinë, duke lënë rrugës pikë të rëndësishme që mund ta kishin ndryshuar tërësisht sezonin.

 Në katër përballjet e fundit të evidentuara, Tirana ka humbur plot 10 pikë pasi ka kaluar e para në avantazh. Gjithçka nisi në sfidën me Skënderbeun, ku bardheblutë nuk arritën të ruanin epërsinë dhe u detyruan të kënaqeshin me një barazim 1-1. E njëjta histori u përsërit edhe në përballjen me Dinamon, që përfundoi me të njëjtin rezultat. Në të dyja rastet, Tirana la dy pikë në dispozicion të kundërshtarit.

 Situata u bë edhe më e vështirë në përballjet me Teutën dhe Egnatian. Përballë durrsakëve, Tirana kaloi në avantazh, por më pas pësoi tri gola dhe u largua me humbjen 3-1. Ndërkohë, edhe ndaj Egnatias, skuadra bardheblu e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e pestë me Drilon Hazrollajn. Megjithatë, kampionët përmbysën gjithçka dhe fituan 2-1, duke i lënë Tiranës një tjetër humbje të dhimbshme.

Llogaritë janë të qarta. Dy barazimet i kanë kushtuar nga dy pikë, ndërsa dy humbjet nga tri pikë secila. Në total, bëhet fjalë për 10 pikë të shpërdoruara nga pozitat e avantazhit. Nëse Tirana do t’i kishte administruar siç duhet këto ndeshje dhe do të kishte marrë fitoret, sot do të numëronte 22 pikë, në vend të 12 që ka aktualisht.

 Një shifër që do ta ndryshonte rrënjësisht panoramën e renditjes. Me 22 pikë, Tirana do të pozicionohej në vendin e dytë të Superiores, pas Egnatias, që kryeson me 24 pikë. Pra, vetëm dy pikë do ta ndanin nga kreu i kampionatit.

Në vend që të luftojë për t’u larguar nga fundi i klasifikimit, skuadra bardheblu mund të ishte një prej pretendenteve në ndjekje të kampionëve. Për Tiranën, problemi nuk është vetëm te pikët e humbura, por edhe te përsëritja e një skenari që po kthehet në një kosto të madhe për ecurinë e saj në kampionat.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.