Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…” Trump, Xi, Putin/ Çfarë u vendos në samitin historik mes tre fuqive botërore? Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë dhe 3 të plagosur “I them tim biri se janë fishekzjarre”/ Qyteti jemenas nën rrethimin e Houthëve, banorët rrëfejnë për BBC-n... Rusia sulm me raketa në zemër të Kievit, humbin jetën 3 persona, shpërthejnë zjarret në kryeqytetin ukraina... Paraqesin rrezikshmëri të lartë për shtetin”/ BIRN: Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u ... Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! (Dëshmitë në SPAK... Vala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë “Surprizat” e motit gjatë kësaj të premteje! Reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në ...... Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro SecuriMeter 2026: Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në Rajon
SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën

P
Piranjat20 November 2026, 08:49 · 2 min lexim
Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi

Jennifer Lopez ka treguar edhe një herë se di ta marrë me humor jetën e saj sentimentale. Këngëtarja dhe aktorja amerikane është bërë protagoniste e një momenti gazmor gjatë një prej shfaqjeve të saj, pasi një fans në publik bëri një koment ironik për katër martesat e saj të përfunduara me divorc.

Gjithçka ndodhi gjatë spektaklit “The JLO Show: Live in Las Vegas”, në New York. Teksa po fliste për historinë e saj romantike, Lopez përmendi se ka kaluar nëpër katër divorce, duke ngritur njëkohësisht katër gishta për ta ilustruar këtë fakt. Por përgjigjja që mori nga publiku ishte e papritur.

“Ke ende gjashtë gishta!”, i thirri një fans, duke lënë të kuptohej se këngëtares i mbeten ende gjashtë mundësi për martesë. Lopez nuk arriti ta mbante të qeshurën. Ajo shpërtheu në të qeshura, nisi të kërcente nga gëzimi dhe drejtoi gishtin nga personi që bëri batutën.

“Pikërisht! Zot i madh, kjo është gjëja më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time”, u përgjigj artistja. Madje, dikush nga skena sugjeroi që kjo batutë të kthehej në një slogan për një bluzë, ide me të cilën Jennifer u pajtua menjëherë.

Videoja e momentit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentuan reagimin e saj plot humor. Disa e vlerësuan faktin që këngëtarja arriti të qeshte me një pjesë kaq personale të jetës, ndërsa të tjerë u shprehën se do ta blinin me kënaqësi një bluzë me atë mbishkrim.

Marina Pruitt, fansja që filmoi skenën, tregoi për “Today” se Jennifer është një shembull frymëzimi për të, pasi vazhdon të punojë, të arrijë suksese dhe të ngrihet sërish pas çdo vështirësie. Sa i përket jetës së saj sentimentale, Lopez ka qenë e martuar katër herë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.