Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve
SHOWBIZ

Një histori e re dashurie për Eros Ramazzotti; këngëtari në lidhje me boksieren 27 vite më të re

P
Piranjat19 November 2026, 16:44 · 3 min lexim
Një histori e re dashurie për Eros Ramazzotti; këngëtari

Këngëtari italian Eros Ramazzotti duket se ka nisur një histori të re dashurie, këtë herë me një sportiste 27 vite më të re se ai. Pas disa javësh thashethemesh për jetën e tij sentimentale, emri i boksieres Federica Monacelli është bërë kryefjalë e mediave rozë italiane. Sipas raportimeve të fundit, artisti 63-vjeçar është në një lidhje me Federicën, 36 vjeçe, me origjinë nga Milano. Lajmi ishte publikuar fillimisht nga gazetari Gabriele Parpiglia në buletinin e tij informativ, ndërsa së fundmi revista italiane “Oggi” ka publikuar fotografi ku dyshja shfaqen duke u puthur dhe përqafuar në rrugët e Milanos.

Pamjet kanë shtuar bindjen se mes tyre ekziston një marrëdhënie romantike, megjithëse as këngëtari dhe as sportistja nuk kanë bërë ende një konfirmim publik.

Kush është Federica Monacelli?

Përtej lidhjes së përfolur me këngëtarin e njohur, Federica ka ndërtuar një profil të sajin në botën e sportit. Ajo është boksierе dhe trajnere, ndërsa në vitin 2012 fitoi titullin e kampiones në Kampionatin Kombëtar Universitar të Boksit. Më pas arriti të bëhej pjesë e ekipit kombëtar italian. Karriera e saj sportive u ndërpre për më shumë se një vit për shkak të një dëmtimi serioz në gju, por në vitin 2024 ajo njoftoi rikthimin në aktivitetin konkurrues. Përveç boksit, Federica angazhohet edhe në projekte që lidhen me fuqizimin e grave, vetëmbrojtjen dhe zhvillimin personal. Ajo zhvillon trajnime për individë dhe kompani, duke përcjellë përvojën e saj sportive edhe në fusha të tjera.

Po Michelle Hunziker, si e ka pritur romancën e re?

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen në këtë histori është reagimi i ish-bashkëshortes së këngëtarit, Michelle Hunziker. Sipas revistës “Oggi”, moderatorja e njohur e ka mirëpritur lidhjen e re të Erosit.

Dyshja kanë ruajtur ndër vite një marrëdhënie të mirë pas ndarjes, edhe për shkak të vajzës së tyre, Aurora Ramazzotti. Megjithatë, nuk ka një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Michelle që të konfirmojë qëndrimin e saj për romancën e re të ish-partnerit.

Ndërkohë, Eros Ramazzotti duket se po shijon një kapitull të ri në jetën sentimentale, pas përfundimit të lidhjes me sipërmarrësen Dalila Gelsomino, me të cilën ishte në një marrëdhënie nga viti 2022 deri në vitin 2024.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.