Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse
SHOWBIZ

“Na hape barkun, gjej një jetë!"/ Shëndriti i përgjigjet ironisë së Rogertit

P
Piranjat19 November 2026, 20:44 · 2 min lexim
“Na hape barkun, gjej një jetë!"/ Shëndriti i

Edhe pse “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar prej muajsh, duket se përplasjet mes ish-banorëve vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi, Rogerti ka rikthyer në vëmendje rivalitetin e dikurshëm me Shëndritin, përmes një postimi ironik në rrjetet sociale.

Rogerti ka publikuar një fotografi të realizuar me inteligjencë artificiale, ku Shëndriti paraqitet me trupin e një maceje, ndërsa pranë tij shfaqet Selina, fituesja e edicionit të pestë.

“Macja u gjet në Dubai!”, shkruhet në fotografi, ndërsa Rogerti e ka shoqëruar postimin me fjalët: “Macja u gjet, moj Gringaaaa!”.

Postimi përfshin edhe referenca ndaj këngës “Ala Ya Dubai”, si dhe ndaj pretendimit të Rogertit për një marrëveshje lidhur me ndarjen e një pjese të çmimit të madh.

Por, kjo ironi nuk ka kaluar pa një përgjigje nga Shëndriti. Ish-banori ka shpërndarë postimin e Rogertit në InstaStory, duke reaguar shkurt dhe drejtpërdrejt.

“Na hape barkun!”, ka shkruar fillimisht ai, për të shtuar më pas në anglisht: “Go get a life!”, që në shqip nënkupton “Gjej një jetë!”.

Kujtojmë se Rogerti dhe Shëndriti kanë pasur përplasje gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 5”, ndërsa raporti i tyre ka vazhduar të jetë i tensionuar edhe pas përfundimit të spektaklit.

Me këtë shkëmbim të fundit, duket se debatet dhe thumbimet e dikurshme mes tyre ende nuk kanë marrë fund. 

“Na hape barkun, gjej një jetë!"/ Shëndriti i

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.