Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës... Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med...
BOTA

Kaos në qiellin e Europës, devijohen katër fluturime/ Si qëndron e vërteta rreth alarmeve për bombë

P
Piranjat 6 November 2026, 13:28 · 6 min lexim
Kaos në qiellin e Europës, devijohen katër fluturime/ Si

Një valë e re kërcënimesh për bomba dhe sulmesh kibernetike ka përfshirë disa vende europiane brenda pak ditësh. Nga supermarketet te fluturimet, nga sektori shëndetësor te centralet energjetike, nga kompanitë te selitë e mediave. Një situatë e paprecedentë, e cila për herë të parë, me një intensitet të tillë, po përfshin Italinë dhe një pjesë të madhe të Europës.

Edhe sot janë regjistruar kërcënime të reja për bomba në disa fluturime evropiane, si dhe në redaksitë e disa mediave në Irlandë. Situata ka shkaktuar shqetësim te qeveritë europiane dhe shërbimet e inteligjencës, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kjo valë sulmesh dhe kërcënimesh mund të jetë vetëm në fillimet e saj.

Alarm për bombë në avionin Ryanair Romë-Lisbona

Një alarm për bombë u regjistrua mëngjesin e 6 nëntorit në një avion të kompanisë Ryanair, i cili ishte nisur nga Roma drejt Lisbonës. Avioni u ul rreth orës 08:00 sipas orës lokale, në aeroportin Humberto Delgado të kryeqytetit portugez, ku autoritetet nisën kontrollet për të verifikuar kërcënimin.

Sipas informacioneve paraprake, alarmi iu komunikua Policisë së Sigurisë Publike të Portugalisë (PSP) përmes një telefonate të kryer nga një agjent, identiteti i të cilit u verifikua më pas nga Policia Gjyqësore. Deri në momentin e raportimit nuk ishin bërë publike rezultatet e kontrolleve dhe as masat e mundshme ndaj pasagjerëve apo ekuipazhit.

Ngjarja vjen një ditë pas një vale kërcënimesh të rreme për bomba, të cilat prekën të paktën 25 fluturime në vende të ndryshme të Europës, duke shkaktuar devijime avionësh, vonesa, kontrolle të jashtëzakonshme dhe, në disa raste, ngritjen në ajër të avionëve ushtarakë.

E-mail kërcënues për dy fluturime drejt Italisë

Një tjetër kërcënim kishte mbërritur në adresat elektronike të punonjësve të Aeroporteve të Romës dhe të një kompanie private të logjistikës ajrore.

“Jeni të gjithë bashkëpunëtorë në një komplot kriminal dhe ne duam t’ju shfarosim për këtë. Në këtë moment, në fluturimet e mëposhtme janë vendosur mjete shpërthyese: AY1751 Helsinki-Itali dhe EI402 Dublin-Itali”, thuhej në mesazhin kërcënues.

Pas marrjes së mesazhit, u aktivizuan Policia Postare dhe Policia Kufitare Ajrore (Polaria). Paralelisht, avionët luftarakë të Forcave Ajrore italiane u ngritën për të ndërhyrë dhe për të kontrolluar fluturimet e dyshuara. Kërcënimi rezultoi i pabazuar, por alarmet e reja të regjistruara gjatë ditës kanë shtuar shqetësimin e autoriteteve.

Devijohet fluturimi Pragë-Romë, alarm për bombë në avionin Wizz Air

Një tjetër alarm për bombë u regjistrua në një avion të kompanisë Wizz Air, që kryente itinerarin Pragë-Romë. Sipas informacioneve paraprake, sinjalizimi për praninë e një mjeti shpërthyes në bord mbërriti përmes një telefonate anonime në kullën e kontrollit të aeroportit Fiumicino.

Avioni, i cili pritej të mbërrinte në kryeqytetin italian rreth orës 11:00, u devijua drejt Venecias, ku u ul. Policia nisi kontrollet dhe verifikimet në avion. Ndërkohë, edhe policia çeke njoftoi se po hetonte kërcënimet e drejtuara ndaj disa avionëve që mbërrinin dhe niseshin nga aeroporti i Pragës.

“Në bashkëpunim me aeroportin e Pragës, kemi marrë masat e nevojshme të sigurisë, me ndikim minimal në funksionimin normal të aeroportit. Hetimet për rastin vijojnë”, deklaroi policia çeke, sipas raportimit të gazetës britanike “The Guardian”.

Sipas autoritetit aeroportual, të paktën tetë fluturime në nisje ose mbërritje në Pragë ishin prekur nga kërcënimet për bomba.

Kërcënime të reja edhe në aeroportin e Kopenhagën

Alarme të reja për sigurinë e trafikut ajror u regjistruan edhe në aeroportin e Kopenhagën, në Danimarkë. Policia daneze konfirmoi ndërhyrjen në aeroport dhe nisjen e hetimeve për kërcënimet.

“Vlerësimi ynë paraprak është se nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për pasagjerët apo personat e tjerë të pranishëm në aeroport. Po hetojmë incidentin dhe kemi një prani të dukshme të forcave të policisë në aeroport”, deklaroi policia.

Alarm për bomba në redaksitë e mediave në Irlandë, ndërpritet transmisioni në RTE

Situata ka prekur edhe mediat në Irlandë, ku disa redaksi morën kërcënime për bomba, duke detyruar ndërprerjen e transmetimeve dhe evakuimin e punonjësve.

Emisioni “Today With David McCullagh”, i transmetuar nga RTE Radio One, u ndërpre mëngjesin e së premtes dhe në vend të tij u transmetua muzikë.

Punonjësit u larguan nga ambientet e kampusit në Donnybrook, ndërsa evakuime u kryen edhe në redaksi të tjera, përfshirë Newstalk Radio, Today FM, Virgin Media dhe gazetën Irish Independent.

Kërcënimi ishte dërguar përmes një e-maili, i cili mbërriti përpara orës 09:00 të mëngjesit. Në mesazh paralajmërohej se një shpërthim do të ndodhte brenda 45 minutash. Në vendngjarje ndërhyri policia, e shoqëruar edhe nga qen të trajnuar për zbulimin e lëndëve shpërthyese. Transmetimet normale të Radio One rifilluan në orën 10:13.

Autoritetet europiane po hetojnë origjinën e këtyre kërcënimeve dhe mundësinë e lidhjeve mes tyre, ndërsa shqetësimi mbetet i lartë për sigurinë e transportit ajror, infrastrukturës kritike dhe institucioneve publike në disa vende të kontinentit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.