Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu
POLITIKE

Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe mediat heshtin

P
Piranjat 6 November 2026, 13:05 · 4 min lexim
Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar

Në një deklaratë për zhvlerësimin e euros dhe ndikimin e tij në ekonominë shqiptare, përfaqësuesi i opozitës pretendon se qytetarët kanë humbur rreth 250 miliardë lekë nga kursimet në euro dhe dollarë, si pasojë e rënies së kursit të këmbimit. Ai ia atribuoi këtë fenomen qarkullimit të parave të paligjshme dhe pasurimit të grupeve kriminale.

Duke iu referuar një ankete të revistës “Monitor”, ai tha se 89% e bizneseve e vlerësojnë negativisht ndikimin e zhvlerësimit të euros, ndërsa 67% e individëve shprehen se ky fenomen ka ndikuar negativisht në ekonominë dhe jetën e tyre.

Sipas të dhënave të paraqitura prej tij, 74% e të anketuarve mendojnë se zhvlerësimi i euros ndikon keq në ekonominë vendase. Ndërsa për bizneset, ndikimi negativ lidhet me rritjen e kostove, uljen e të ardhurave dhe ngushtimin e marzheve të fitimit.

Ai kritikoi gjithashtu Bankën e Shqipërisë dhe mediat, duke i akuzuar se nuk po reagojnë sa duhet ndaj pasojave ekonomike të zhvlerësimit të euros.

DEKLARATA E PLOTE

Këtu kemi depozitat në dollarë.
Në dollarë kanë qenë në vitin 2020, 102 milionë.
Janë në vitin 2025, 107 milionë.
ursi i këmbimit ka qenë 100.8 lekë dhe ka zbritur në 82.46 lekë. Ka rreth 15 miliardë humbje. 
Pra, po të marrim depozitat në euro dhe dollarë, shqiptarët kanë humbur për shkak të trafikantëve të drogës, pasurimit të trafikantëve të drogës dhe të narkozyrtarëve, narkoshtetarëve, kanë humbur 250 miliardë lekë kursime. 
Impakti i narkoeurove, për të cilat institucioni themelor që duhet të ngrejë zërin është Banka e Shtetit, por edhe ajo është në ndikim të plotë të narkoshtetit dhe narkoeurove dhe nuk flet asnjë fjalë. 
Mediat, që duhet të flasin shpërblehen nga qeveria me narkoeuro dhe kartele dhe ju fshehin qytetarëve. 
Tani ja çfarë thonë biznesmenët dhe qytetarët. 
Një anketë e realizuar nga revista prestigjioze shqiptare 'Monitor', krejtësisht e pavarur, çfarë tregon? 
Se të pyetur për ndikimin e narkoeuros, 89% e bizneseve deklarojnë ndikim negativ. Ja ku e keni. Zhvlerësimi është fjala. 
Dhe 67% e individëve deklarojnë se ka ndikim negativ në jetën e tyre, në ekonominë e tyre. 
Si mendon se ndikon zhvlerësimi i euros në ekonominë vendase? 29% thonë shumë keq. Ndikon keq 45%. Pra 74% e vlerësojnë se ndikon negativisht.
Mirë ata që mbushin xhepat me narkoeuro, 16 përqind.
Ndikon shumë mirë, këta janë narkotrafikantët, oligarkët, këta janë raca e krimit.
Nuk ndikon, nuk e përceptojnë, janë 5 përqind.
Por 75% shumë keq, keq.

Uroj që mediat të mos i censurojnë këto grafiqe, po t’i japin.
Tjetër, si ka ndikuar zhvlerësimi i euros në aktivitetin e biznesit tuaj, 89 përqind deklarojnë se ka ndikuar negativisht.
5 përqind janë ata narkosit që marrin titujt e investitorëve strategjikë.
Nuk ka ndikuar janë 5-6 përqind.
Shikoni se si e ndjejnë bizneset shqiptare dhe qytetarët shqiptarë këtë faktor shkatërrimtar, për të cilin mediat heshtin.
Dhe heshtja, thotë Edmond Burke, e keqja thotë ai, nuk do gjë më shumë për të triumfuar se heshtja juaj.
Në këtë aspekt, heshtja është një mbështetje për narkoshtetin.
Janë rritur kostot, janë ulur të ardhurat. Pra, janë rritur kostot dhe ulur të ardhurat. 
Në ç'mënyrë ka ndikuar për keq në biznesin? 13% thonë janë rritur kostot, 38% thonë janë rritur të ardhurat. Ka përkeqësim edhe në të ardhura, edhe në kosto, deklarojnë 49%. Kjo është klima e biznesit, klima e drogës. 
Janë pak a shumë tabelat që paraqita, pra me ulje të marzheve të fitimit, me rritje të çmimeve e të tjera.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.