Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara Eisenkot tenton të rrëzojë Netanyahun, në tryezë edhe mundësia e një qeverie minoritare me mbështetjen e pa... Piranjat News e paralajmëroi ekskluzivisht/ Zyrtarizohet largimi i Besmir Bejës nga Doganat, ja kush e zëve... Binaj apo Alimehmeti?/ Këlliçi: Binaj u nxitua! Bushati: Më mirë Binaj sesa ai që rri mbrapa derës dhe pret... Fation Shehu emërohet drejtor i ri i doganave Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, një i plagosur Pentagoni bën bilancin, lufta me Iranin i kushton SHBA-së 48.3 miliardë dollarë Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…” Trump, Xi, Putin/ Çfarë u vendos në samitin historik mes tre fuqive botërore? Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë dhe 3 të plagosur “I them tim biri se janë fishekzjarre”/ Qyteti jemenas nën rrethimin e Houthëve, banorët rrëfejnë për BBC-n...
AKTUALITET

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Pasuritë i përkisnin shtetasit me inicialet P.P., i cili është dënuar me 7 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe […]

P
Piranjat20 November 2026, 10:04 · 4 min lexim
Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Pasuritë i përkisnin shtetasit me inicialet P.P., i cili është dënuar me 7 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Nga hetimet e kryera për procedimin penal nr. 946/2015 rezultoi se për njohjen dhe kthimin e një prone prej 32 mijë metrash katrorë ishte përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar.

Pas regjistrimit të pronës në vitin 2009, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme.

 

Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të gjykatës, në pronësi të shtetit kanë kaluar prona me sipërfaqe të ndryshme, përfshirë pasurinë fillestare prej 32 mijë metrash katrorë dhe disa prona të tjera që rrjedhin prej saj.

Konfiskimi përfshin nëntë pasuri të paluajtshme, mes tyre një pronë prej 23.363 metrash katrorë, një tjetër prej 7.932 metrash katrorë, si dhe sipërfaqe të tjera prej 1.000, 1.126 dhe 7.637 metrash katrorë.

Vlera totale e pasurive të konfiskuara llogaritet në rreth 16 milionë euro.

Njoftimi:

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të paluajtshme tek ‘Uji i Ftohtë’, të përfituar me dokumente të falsifikuara

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit 16 milionë euro pasuri të paluajtshme të shtetasit P.P., i akuzuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 187/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procesimin penal nr.946/2015, rezultoi se në proceset gjyqësore dhe procedurat administrative për njohjen dhe kthimin e një pasurie 32.000m2 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, Vlorë u përdor një vendim gjyqësor i falsifikuar. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se pas përfitimit dhe regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.

Në përfundim të hetimeve shtetasi P.P. u dënua me 7 vite burgim dhe me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe vendimin e gjykatës, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuri e paluajtshme me sipërfaqe 32.000 m2 e regjistruar në vitin 2009 në favor të shtetasve K.Sh., M.Sh. dhe R.Sh. si dhe të gjitha pasurive që rrjedhin dhe derivojnë prej kësaj pasurie, konkretisht:

– Pasuria e paluajtshme nr.431;
– Pasuria e paluajtshme nr.404;
– Pasuria e paluajtshme nr.311;
– Pasuria e paluajtshme nr.312;
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263 me sipërfaqe 23.363m2;
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.264 me sipërfaqe 1000 m2;
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.361 me sipërfaqe 7932 m2;
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263/1 me sipërfaqe 1126.13 m2; dhe
– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.108 me sipërfaqe 7637 m2

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.