Binaj apo Alimehmeti?/ Këlliçi: Binaj u nxitua! Bushati: Më mirë Binaj sesa ai që rri mbrapa derës dhe pret...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, ka folur për procesin e pëzgjedhjes së kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet lokale

Procesi për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe mundësia e një kandidature të përbashkët me partitë e tjera opozitare u diskutuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
I ftuari Belind Këlliçi tha se deri më 30 nëntor Partia Demokratike do të vijojë mbledhjen e emrave për çdo bashki, ndërsa më pas pritet të zhvillohet një tryezë e përbashkët për të diskutuar kandidaturat.
Ai e cilësoi Florian Binajn një kandidat të mirë, por tha se ai është nxituar duke u vetëshpallur kandidat pa marrë më parë konsensusin e opozitës.
Nga ana tjetër, sipas analistit Andi Bushati, PD duhet të kërkojë kandidatë jashtë strukturave të saj, mes qytetarëve dhe profesionistëve që kanë qenë pjesë e protestave, në vend që të kufizohet te figurat tradicionale të partisë. Bushati tha se do të preferonte mbështetjen e Florjan Binajt sesa të dikujt që "rri mbrapa derës me idenë 'amin ishalla më caktojnë mua'".
Ai argumentoi se politika kërkon vetëbesim, guxim dhe vetëafirmim, duke ironizuar idenë që kandidati duhej të priste "dezhurnin" e partisë.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Si e kuptoni ju bashkimin, apo bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare? E kuptoni, që ju të nxirrni një kandidat dhe ta mbështesin partitë e tjera, apo që të ketë një kandidat të pavarur që e mbështesin të gjithë? Apo mund të thotë doktori Alimehmeti është i pavarur?
Këlliçi: Përkundrazi është alternativë e PD. Deri në 20 nëntor kemi proces ku po marrim propozimet për çdo bashki. Mund të ketë bashki si në Tiranë, ku kemi doktorin Alimehmeti dhe kandidatura të tjera. Por mund të ketë bashki ku mund të vijnë propozime nga shoqëria civile, jashtë partive, të rinj, e me rradhë. Për këtë arsye deri në 30 nëntor, PD është në këtë proces të brendshëm. Pas datës 30 duhet të gjendet një instrument për tu ulur në tavolinë dhe për të paraqitur alternativat.
Rakipi: Emrat që qarkullojnë për bashkinë janë Ilir Alimehmeti dhe Florian Binaj, që ka deklaruar se do të kandidojë. PD e mbështet Binajn? Apo keni vendosur Alimehmetin?
Këlliçi: Binaj është djalë i shkëlqyer, kandidat shumë i mirë, por i vetmi gabim që ka bërë, është nxitimi për tu vetëshpallur kandidat. Nëse do një proces, siç ndodhi para një viti me Florin, ku doli kandidat si pjesë e një produkti, pjesë e konsultimeve të partive. Në këtë rast, është i nxituar reagimi i Binaj për tu vetëshpallur.
Bushati: Pse?
Këlliçi: Nuk imponohesh dot.
Bushati: Kam rezervat e mia për të. Por do të preferoja mbështetjen e tij, sesa një njeri që rri mbrapa derës me idenë "amin ishalla më caktojnë mua". Politika do edhe vetëbesim, guxim, vetëafirmim. Ai thotë unë jam. Ti thua të priste dezhurnin.
Këlliçi: Është nxituar, pasi duhet të marrësh konsensusin.
Rakipi: Binaj është është shpallur, ju nxirrni Alimehmetin dhe kështu fiton Rama.
Këlliçi: Këtë e ndan tryeza e partive opozitare që diskuton të gjithë këto emra.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Rama bën show në Berlin, Europa bashkëpunon me narkoshtetin’/ Nesho: BE ka humbur seriozitetin dhe rolin botëror

Abilekaj: Krimi i organizuar punon për pushtetin, jo për protestën. Policia dhe bandat janë në paqe

“Baba dhe mentor politik në rrugën time”, Spiropali për Ramën: Koha për reformim të thellë të PS-së, ka personalizim ekstrem të pushtetit...

Spiropali shpërthen ndaj Belinda Ballukut: Ajo është modeli më i keq i qeverisjes tonë

Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë një vendim pa vendim





