KOSOVA

Gazi natyror rikthehet në debat/ A është Kosova gati për një epokë të re të energjisë?

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 17:09
Gazi natyror rikthehet në debat/ A është Kosova gati për

Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror ka qenë për vite të tëra pjesë e debatit publik në Kosovë, por shpesh ka kaluar në heshtje institucionale dhe pa vendime konkrete.

Tani, kjo temë u rikthye sërish në vëmendje, pasi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova është një nga vendet më të varura nga qymyri në Evropë: rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga dy termocentrale të vjetra - “Kosova A” dhe “Kosova B” - të cilat, njëherësh, konsiderohen ndër ndotësit më të mëdhenj industrialë në vend.

Rizvanolli bëri zotimin e saj gjatë pjesëmarrjes në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur më 24 shkurt në Uashington.

Siguria kombëtare është siguri energjetike dhe bashkëpunimi me shtetet partnere është “vendimtar për një sektor energjetik të sigurt”, tha ajo.

Radio Evropa e Lirë tentoi disa herë të kontaktojë ministren dhe ekipin e saj për më shumë informacione lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje.

Samiti Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit është një nismë amerikane që synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor për furnizim më të sigurt me gaz, zgjerim të infrastrukturës energjetike dhe ulje të varësisë nga gazi rus.

Në këtë platformë, së fundmi, u përfshinë edhe Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia, duke iu bashkuar një grupi prej më shumë se dhjetë shtetesh që kërkojnë alternativa të reja furnizimi.

Rëndësia e saj u rrit veçanërisht pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, duke e bërë sigurinë energjetike një prioritet strategjik për shumë vende të kontinentit.

Shumë vende të Evropës Juglindore, aktualisht, furnizohen me gaz rus përmes tubacionit Rrjedha Turke, i cili kalon përmes Detit të Zi, Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë deri në Hungari.

SHBA-ja synon ta rrisë praninë në tregun evropian të gazit përmes të ashtuquajturit Korridori Vertikal, duke përdorur ose zgjeruar infrastrukturën ekzistuese energjetike në rajon.

Por, për Kosovën, përfshirja në këtë rrjet duket se mbetet një perspektivë më e largët.

Kosova, tash për tash, nuk ka rrjet gazsjellësish për shpërndarjen e gazit natyror dhe as sistem të ndërtuar institucional për menaxhimin e këtij sektori.

Ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit, ajo nuk është e lidhur me asnjë rrjet ndërkombëtar të gazit.

Admir Shala, menaxher i zhvillimit në kompaninë energjetike “Codema” në Dublin të Irlandës, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i një infrastrukture të tillë në afat të mesëm, është vështirë i realizueshëm.

Sipas tij, për të filluar furnizimin me gaz natyror, Kosova duhet të ndërtojë një sistem të plotë - nga infrastruktura fizike deri tek institucionet rregullatore.

“Strategjia e Energjisë 2022-2031 përmend vetëm hartimin e një masterplani për gazin, por pa vendime konkrete për realizimin e tij”, thotë Shala.

Por, ndryshe mendon Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP - në Prishtinë, i cili deklarimin e ministres Rizvanolli e sheh si një sinjal pozitiv.

“Infrastruktura e gazit është e kufizuar, por fjalët e ministres na japin shpresë se Qeveria po i rikthehet gazit dhe projektit të gazit”, thotë Ejupi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, gazi natyror mund të shërbejë si një burim tranzicioni energjetik, duke e ndihmuar Kosovën ta ulë gradualisht varësinë nga qymyri dhe të kalojë në burime më të pastra të energjisë.

Në strategjitë energjetike evropiane, gazi shpesh konsiderohet si një “karburant tranzicioni”, që mund të zëvendësojë përkohësisht qymyrin derisa të rritet prodhimi nga burimet e ripërtëritshme, si energjia diellore dhe ajo e erës.

Edhe pse nuk ka rrjet të gazsjellësve, gazi natyror përdoret në Kosovë në forma të tjera.

Ai importohet kryesisht në bombola ose cisterna dhe përdoret në sektorin e gastronomisë, për ngrohjen e disa shtëpive dhe në një masë më të vogël si karburant për automjete.

Këto forma të gazit janë zakonisht gaz i lëngshëm i naftës, i cili nuk lidhet me rrjete të mëdha të furnizimit energjetik.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, gjatë vitit të kaluar vlera e gazit të importuar arriti mbi 19 milionë euro.

Rreth 2.5 milionë euro gaz janë importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi dy milionë euro nga Arabia Saudite, ndërsa pjesa tjetër nga vende si Kuvajti, Algjeria dhe disa shtete të Evropës.

Strategjia e Energjisë e Kosovës për periudhën 2022-2031 parashikon mundësinë që vendi të lidhet me rrjetet rajonale të gazit në të ardhmen.

Kosova është një shtet pa dalje në det - gjë që e bën edhe më të vështirë ndërtimin e infrastrukturës së gazit pa bashkëpunim me vendet fqinje.

Një nga opsionet është lidhja me infrastrukturën e planifikuar në Shqipëri ose Greqi, veçanërisht përmes gazsjellësit TAP, ose përmes terminalit të gazit të lëngshëm në Vlorë.

Megjithatë, sipas këtij dokumenti, ndërtimi i një interkoneksioni të tillë mund të zgjasë nga shtatë deri në nëntë vjet.

Interkoneksioni është një linjë transmetimi që lidh sistemet e gazit të dy shteteve dhe mundëson transportin e gazit mes tyre.

Debati për gazin në Kosovë nuk është i ri.

Në vitin 2021, Kosova, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, vendosi ta pezullonte një projekt amerikan për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, duke argumentuar se kostoja ishte shumë e lartë dhe se projekti nuk ishte ekonomikisht i favorshëm.

Në atë kohë, korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) ofroi një grant deri në 200 milionë dollarë për zhvillimin e kësaj infrastrukture.

Vendimi i Kosovës u kritikua nga disa ekspertë të energjisë, të cilët argumentuan se projekti mund të ishte hapi i parë drejt integrimit të Kosovës në tregun rajonal të gazit.

Po ashtu, në vitin 2020, Qeveria e Kosovës ndërpreu projektin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” - një investim prej rreth 1.3 miliard eurosh.

Për këtë projekt, në vitin 2017 ishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë amerikane ContourGlobal dhe ishte parashikuar që termocentrali të hynte në funksion në vitin 2023.

Megjithatë, projekti u braktis në vitin 2020, pasi kompania njoftoi se nuk mund të vazhdonte, për shkak të kundërshtimeve të Qeverisë së atëhershme.

Sipas Shalës, Kosova ka humbur disa mundësi në sektorin energjetik gjatë dekadave të fundit.

“Në dekadën e parë të këtij shekulli humbi mundësinë për të investuar në kapacitetet që përdorin thëngjillin; në dekadën e dytë kulmoi me refuzimin e gazit amerikan dhe humbi mundësinë e investimeve; dhe në dekadën e tretë po humb shpresën, pasi njerëzit profesionistë po dalin jashtë Kosovës”, thotë Shala.

Megjithatë, Ejupi beson se kompanitë amerikane mund të tregojnë sërish interesim për projekte të gazit në Kosovë, duke pasur parasysh investimet e ngjashme që po zhvillohen në vende të tjera të Ballkanit.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi është shumë i interesuar për një lloj të ri marrëdhënieje me SHBA-në, që do të bazohet më shumë në interesat ekonomike, dhe veçoi energjinë, mbrojtjen dhe teknologjinë informative si fusha kryesore për zhvillim të përbashkët.

Atëkohë, kjo gatishmëri u konfirmua edhe nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë