Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për dhunimin e të miturës 11-vjeçares në muajin gusht të vitit 2022.
I akuzuari B.Rr., u dënua me 12 vjet burgim, ndërsa katër të tjerët D.Rr., F.S., M.S., dhe M.R., u dënuan me nga 10 vjet burgim.
Të akuzuarve, në dënimin me burgim do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, raporton “Betimi për drejtësi”.
Me këtë vendim, të akuzuarit obligohen secili veç e veç që në emër të shpenzimeve të procedurës penale- për paushallin giyqesor të paguajnë shumën nga 500 euro dhe në emër te taksës për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit, secili veç e veç shumën nga 50 euro, të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve, nga dita kur aktgjykimi të marrë formën e prerë.
E dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil. Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të pandehur për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Tutje në aktakuzë thuhet se të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
“I pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me neni 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 8 dhjetor ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.
Për rastin e dhunimit të viktimës së njëjtë e njohur si “Rasti i 11-vjeçares” po akuzohen edhe 13 persona në dy raste të ndara. Lidhur ne rastin e përfshirjes në dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës akuzohen tetë persona B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S. Kurse, pesë të akuzuarit: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe tre të miturit G.R, G.J dhe Xh.S, akuzohen për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin gusht të vitit 2022.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Mars17:43
Pamje nga përleshja me armë mes dy grupeve shqiptare që la pas viktima (VIDEO)
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robe...
KOSOVA
10 Mars17:09
Gazi natyror rikthehet në debat/ A është Kosova gati për një epokë të re të energjisë?
Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror ka qenë për vite të tëra pjesë e debatit publik në Kosovë, por shpesh ka...
KOSOVA
10 Mars17:04
Grenell për Osmanin: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike
I dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell përmes një postimi në “X” ka rea...
KOSOVA
10 Mars13:50
Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, ja arsyeja
Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosovë, kanë konfirmua...
KOSOVA
9 Mars23:06
‘Vendimi i Kushtetueses jep pak kohë’/ Osmani zbulon lëvizjen pas 4 prillit dhe të ardhmen e saj politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të vendosë për të ardhmen e saj politike pas datës 4 prill, kur edhe i p&e...
KOSOVA
9 Mars22:26
Arsyet e refuzimit për president nga Albin Kurti?/ Vjosa Osmani: M'u tha, eja dhe futu si kandidate vetëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në kr...
KOSOVA
9 Mars22:00
Osmani: Asnjëherë nuk kam bërë pazare në dëm të Kosovës, besimi me aleatët hap dyer ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për angazhimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, takimet me presidentin Trump...
KOSOVA
9 Mars21:45
Vendimi i Kushtetueses për pezullim të dekretit të presidentes Osmani/ Reagon qeveria
Qeveria reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit Qeveria ka reaguar pas vendim...
KOSOVA
9 Mars21:25
Osmani për dekretin: S’jam pejgamber që të mos bëj gabime, prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese
Presidentaj e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e saj, tha se tha se “nuk &...
KOSOVA
9 Mars21:22
Vuçiç: Vjosa Osmani u shfaq si yll në “Bordin e paqes”, nuk e prisnim nga Trump
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në “Bordin e Paqes&rdqu...