Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
KOSOVA

Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kurti: Ngadhënjyem mbi agresionin e krimin. Terroristët e Beogradit kishin qëllim aneksimin e veriut

P
Piranjat24 September 2026, 09:53 · 3 min lexim
Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kurti: Ngadhënjyem mbi agresionin

Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës më 24 shtator 2023, ndërsa ka deklaruar se grupi i armatosur që kreu sulmin kishte si synim aneksimin e veriut të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti e cilësoi grupin përgjegjës për sulmin si një formacion paraushtarak të organizuar, drejtuar dhe financuar nga Beogradi. Sipas tij, grupi drejtohej nga Millan Radoiçiq dhe kishte synim nxitjen e një konflikti të armatosur dhe më pas aneksimin e veriut të Kosovës.

Kurti tha se plani dështoi falë, siç u shpreh ai, “vendosmërisë dhe profesionalizmit” të zyrtarëve të rendit dhe inteligjencës, si dhe angazhimit të institucioneve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës kujtoi momentet e para të sulmit, duke theksuar se në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Kurtit, Bunjaku ra “në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës”. Në nderim të tij, rruga në vendin ku ndodhi sulmi në Banjskë mban sot emrin e Afrim Bunjakut. Kurti deklaroi se gjatë aksionit të 24 shtatorit u vranë tre persona nga grupi i armatosur, ndërsa tre të tjerë ndodhen në burg që prej asaj dite.

Ai tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë përpjekjet për të sjellë para drejtësisë edhe personat e tjerë që, sipas tij, ishin të përfshirë në sulm.

“Shteti ynë asnjëherë nuk do të heqë dorë në kërkim të tyre derisa të gjithë të kenë marrë gjykimin e drejtësisë dhe dënimin e merituar”, shkroi Kurti.

Sulmi i Banjskës ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur u përlesh me Policinë e Kosovës. Në përleshje u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa më pas u zhvillua një operacion i gjerë policor në zonën përreth Manastirit të Banjskës. Në mesazhin e tij, Kurti tha se sulmi shkaktoi dëme dhe vuajtje, por këmbënguli se institucionet e Kosovës arritën të parandalonin atë që ai e përshkruan si synim për destabilizimin dhe aneksimin e veriut.

“Është e vërtetë, ata na kanë bërë dëm e shkaktuar vuajtje, por ne kemi fituar. Shteti ynë i pavarur, Republika e Kosovës, ka ngadhënjyer mbi agresionin dhe krimin, heroi mbi terroristët”, deklaroi kryeministri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.